• |
ide | kryesore

Komisioni mandateve/Çfarë po mundohen të fshehin socialistët për Tahirin

Arkiva, Kryesore, Lajme



 

Të gjitha pyetjet e deputetëve të PS, në komisionin e mandateve ku po diskutohet për heqjen e imunitetit të Tahirit, kanë konverguar në një pikë: Pse procedimi për Saimir Tahirin filloi vetëm në 17 tetor? Sipas kësaj logjike prokuroria nuk ka hetuar fare më parë, as e ka pasur të regjistruar emrin e Tahirit si person nën hetim, pra shkurt prokuroria po vepron vetëm me shkrime gazetash dhe portalesh që botuan dosjen italiane.

Në fakt e gjithë strategjia e deputetëve të majtë e nxjerr zbuluar prokurorinë. Megjithëse ka pasur gjithnjë akuza, madje edhe publike, për lidhjen e Tahirit me Habilajt, prokuroria ka ndejtur passive.

Në dy tre momente, prokurori Hajdarmataj, theksoi se policia ka qenë pengesë për të hetuar Habilajt, se kurrë nuk ka pasur nga policia e Tahirit denoncime apo të dhëna për ta, por kjo nuk e shfajëson aspak organin e akuzës. Për katër vite ata kanë fjetur gjumë dhe nuk kanë vepruar. Vetëm pasi italianët arrestuan Habilajt dhe nxorrën përgjimet ata vepruan.

Pa dyshim që kjo e nxjerr zbuluar prokurorinë. Por ajo që nuk kuptohet mirë është se pse pala e shumicës po I mëshon një fakti që I kthehet në boomerang. Sepse fakti që prokuroria nuk ka bërë dot punën për të hetuar një ministër të qeverisë Rama, tregon pikërisht atë që është thënë, se kjo mazhorancë I ka vënë shkopinj nën rrota drejtësisë. Dhe vetëm pasi italianët e bënë fakt të kryer të vërtetëtn qeveria nuk kishte ç’ të bënte më.

Por me sa duket më shumë sesa kjo njollë në imazh, Edi Ramës I intereson të ti tregojë Tahirit se ai nuk po e shet krejtësisht, prandaj grupi I tij po kapet pas fijes së kashtës në seancën e imunitetit.

©Lapsi.al



1 Comment

  1. Pse nuk shtroni pyetjen :Si eshte e mundur qe nga gjithe Shqipria per qeshtjen e Tahirit te caktohen tre prokurore nga Tropoja,nga nje qyteze nuk perben as 1 % te popullates se Shqiperise apo eshte Tropoja Oksfordi i Shqiperise,dhe shikoni lidhjet e ketyre prokuroreve me Sali Berishen.Kush mund te besoje ne objektivitetin dhe drejtesine e Salihut?E dini si i mbrojti ai vrasesit e 21 Janarit? Rama nuk duhet as ta rruaj perbroqkullat e kurdisura te klanit Basha-Berisha.Kjo eshte e gjitha politike.E hyjenizojne drejtesine italiane vetem per interesa politike as lidhje nuk ka Italia me keta.E gjitha eshte lufte politike ndryshe nuk do caktoheshin prokurore militante i farefis.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *