• |
ide | kryesore

Kulisat/Komploti i arrestimit të Tahirit nga prokurorët e Berishës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Pasi bënë një kthesë të beftë, nga qëndrimi i djeshëm që qe për “shitjen” e “Tahirit”, tek ai i sotmi që prezumonte mbrojtje për të, Rama dhe socialistët u përqëndruan kryesisht tek një argument. Arrestimi i Tahirit është një lojë politike, atë e kanë ndërmarrë prokurorë të kontrolluar nga PD-ja e cila do të nxjerrë përfitime nga kjo hitori. Rama mësohet t’u ketë thënë deputetëve dhe mediave pranë tij se ai kishte vendosur ta godiste Tahirin, por se përdorimi politik nga opozita e ka bërë që të ndryshojë qëndrim.

Menjëherë pas kësaj Rama vetë u shfaq në Facebook me statuese krejt të ndryshme nga ato të një dite më parë, ku mbronte Tahirin kundër prokurorëve. Edhe mediat e majta filluan sulmin në kor kundër mbrojtësve të akuzës. Ato shkruan se Besim Hardarmataj ( i pari majtas) nga Tropoja është kushëriri i dytë Sali Berishës, i denoncuar nga Artan Hoxha në televizion si njeriu që i coi fotot e videot Berishës nga operacioni i Babicës së vogël. Për Elisabeta Ymeraj (në foto ne mes) shkruhet se është po nga Tropoja, ish pjestare e Grevës së Urisë të Shkelzen Berishës në vitin 1999. Ajo qenkësh edhe gruaja e Agron Bajrit, kushëri i dytë i Shkëlzn Berishës. Ndërsa Gentian Osmani (djathtas) nga Tropoja, ka qenë shok klase i Shkëlzen Berishës.

Të klasifikuar me këto etiketime politiko – prejardhësore duket sikur kemi të bëjmë vërtet me ndonjë komplot të mirë organizuar. Por në fakt, të gjithë ata që mbrojnë tezën e shpifur të një loje politike dalin bllof me një logjikë të thjeshtë.

Le ta pranojmë apriori se këta prokurorë bëjnë lojën e PD. Le ta pranojmë se ata këtë moment donin të hidhinin baltë mbi qeverinë. Por ata kanë qenë po të njëjtët edhe kur denoncoi Dritan Zagani. Ata kanë qenë po aty edhe kur u hetua çështja e lidhjes së Tahirit me Habilajt dhe e nxorën të pafajshëm.

Po të kishin vepruar si Berishistë do të qenë të interesuar t’a dënonin Tahirin  dje si ministër dhe jo sot si deputet të thjeshtë.

Fakti është se ata nuk e dënuan dot dhe u desh zbulimi i lidhjeve nga Italia dhe përgjimet përtej Adriatikut, që të vinin me shpatulla për muri edhe organin shqiptar të akuzës.

Kështu që është e thjeshtë të kuptohet se e keqja çiftit Rama – Tahiri nuk i ka ardhur nga prokuroria e Berishës, por nga homologët e tyre italianë. Paraqitja e problemit si një sherr politik lokal është thjeshtë alibia e Ramës për të gjetur një kleçkë dhe mbrojtur Tahirin.

©Lapsi.al

 



8 Comments

  1. Nese eshte ashtu si shkruan autori i te ketij shkrimi ,pa e ditur menyren e perzgjedhjes se prokuroreve a nuk eshte e dyshimte qe tre prokuroret jane nga i njejti vend qe nuk eshte as 2 % e Shqiperise.Une nuk e di por ndoshta jane te gjithe prokuroret nga Tropoja me lidhje me Berishen.Thuani atehere se nuk eshte politike akuza per Sajmir Tahirin?Si nuk e kuptuat se shqiptaret nuk i hane ma broqkullat tuaja.Shqiptaret e dine se caku nuk eshte Saimiri por ringjallja e pushtetit te tropojanit plak i cili e mbajti Shqiperine peng me decenie.

    1. prenk enveri barin ja u bente buk .ti si kafsh enveri e haje se bar ishe,rama leshin e negjmijes po ju ben soageti bolonjeze ju e hani se rilindet dele.prenk i keni bler xhelilit brek te reja.apo ju rilindasit cullak rrin si rama.

  2. O Ari je super gomar . Komplimenta se je tamam bir bushtre dhe na kujton se kush mund te drejtonte nje zyre nese nuk do fitonte ps 74 mandate me 25 qershor. Po love

  3. Me respekt per secilen pjese te Shqiperise,por nuk mund te merret si normale as rastesi te gjendet ne Prokurorine e krimeve te renda ne Tirane me 1.000.000 banore qe te tre prokuroret e rastit Tahiri nga nje njesi vendore qe nuk perbene as 1 te tridhjeten e banoreve te Tiranes.Ndoshta te gjithe prokuroret e kesaj gjykate dhe gjysma e drejtesise se Shqiperise jane nga Tropoja,por vete niveli i drejtesise se Shqiperise tregon se si e ka bere Tropojani “legjendar” ate drejtesi.Ky fakt tregon pse nuk pati drejtesi per Gerdecin me aq shume viktima,pse nuk pati drejtesi per 21 Janarin dhe pse miqte tane nderkombetare po bejne tere ate lufte per ta shembur kalane e padrejtesise dhe korrupcionit ne Shqiperi.

  4. O Prenk, nuk po te quaj socialist pasi ne kete rast ti po mundohesh te mbrosh pjestarin e nje bande qe ka uzurpuar Partine Socialiste dhe jo Partine Socialiste. Po cfare rendesie ka nga jane prokuroret ne kete rast (nqs ata jane nga Tropoja) ky eshte nje problem tjeter i cili nuk duhet ngaterruar me kete diskutiom por ne nje tjeter te vecante. Provat jane:
    1. Kush i fikte radaret ne Vlore kur behej trafik?
    2. Kush e arestoi kryepolicin Zagani kur ai denoncoi ish ministrin te perfshire ne kete trafik?
    3. Kush dilte jashte me makinen tip Audi kur ja kishte shitur nje personi tjeter kohe me pare i rregjistruar ne Sistemin TIMS?
    4. Kujt i ka dale emri ne pergjime te bere nga Policia Italiane me emer konkret dhe shuma parash e dhuratash te perfituara nga trafiku?
    5. Kush bente propagande qe eshte asgjesuar 98% e droges dhe show ne TV duke e asgjesuar ate kur droga dilte jashte me tonelata dhe e gjitha kapej nga policite e vendeve te huaja dhe jo e jona?
    6. Pergjimet dhe informacioni kane ardhur nga Policia Italiane dhe jo shqipetare.
    Pra me fal a ka te drejte Prokuroria te ngreje dyshime ne kete rast bile dhe ta arrestoje ish ministrin dhe ta coje ne gjykate per te zgjidhur sa me siper?
    Prandaj te lutem mos bej anashkalime te kota per te bere tymnaje por nqs vertet je qytetar i ketij vendi reago me objektivitet. Respekte

  5. Propaganda si e strucit e Edi Rames qe mbulon koken por harron bythen zbuluar.
    PO ANTIMAFIA ITALIANE NGA TROPOJA ESHTE?
    Ne Itali Antimafia deklaron material te bollshem ku implikohet direkt ish-Ministri i “Suksesshem” i Rames!
    C’fare do beje Prokuroria? Do gjeje ndonje katunar qe nuk paguan drita dhe ta burgosi ne vend te Tahirit?
    Sot shteti shqiptar eshte ne sprove. Po u neglizhua ky Tahir pederasi nga drejtesia, ne Shqiperi do kete arreste vetem per fakire qe vriten per nje vije uji, apo kultivues droge qe nuk paguajne harac te qeveria e Rames.
    Drejtesia sot po kerkon te marre ne hetim nje ish-Minister!
    Ne se Edi Rama do kerkoje ta pengoje, do tregoje fiks para shqiptareve se akuzat ndaj Tahirit jane fare te verteta.

  6. Ne nje vend qe eshte kerkuar me te madhe vitingu ne drejtesi e qe nuk po finalizohet fillimi i tij mos prisni drejtesi. Eshte dytesore fakti i origjines se prokuroreve, gjer tani keta prokuror nga Tropoja e nga kudo ku e kane origjinen kane krijuar kete batak ku ndodhet drejtesia. Por do te me pelqente qe Ish ministri te dorezonte vete mandatin e deputetit dhe ti nenshtrohej drejtesisi edhe kur kjo eshte e manipuluar nga Tropoja. Do ishte nje shembull shume i mire i qytetarise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *