• |
ide | kryesore

Kupola e qeverisë frikë nga arrestimi i Tahirit

Arkiva, Kryesore, Lajme



Ka zgjedhur njeriun që përflitet se po e lufton më fort Saimir Tahiri brenda PS, për të dhënë sinjalin e parë se nuk ka ndër mend ta lëshojë lehtë ish -ministrin e tij të Brendshëm. Edi Rama nxorri sot para gazetarëve pasardhësin e Tahirit, Fatmir Xhafajn për të mbrojtur Tahirin dhe për të sulmuar ballazi prokurorinë që kërkon arrestimin e tij. Tha se provat që ka para nuk e implikojnë Tahirin dhe se prokuroria po përdoret politikisht.

“Pardje kur më pyetët për këtë çështje, ju thashë që kjo është një çështje që është iniciuar dhe është duke u shqyrtuar nga drejtësia italiane.

Gjithë të tjerët që flasin sot, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kontribut në këtë çështje. Me sa shikoj, thjesht po duan ta përdorin.

Për sa i përket për atë që më pyetët, nëse do më pyesni nga pikëpamja ligjore, nga pikëpamja legale, ajo çfarë është shkruar nga prokurorët e Krimeve të Rënda dhe për aq sa unë kam lexuar, nuk është një gjë që shpreh vullnetin e ligjit dhe besueshmërinë në prova. Që do të thotë sipas meje që jemi në rastin ku segmente apo individë të Prokurorisë, po vetë-përdoren politikisht në një çështje apo në një situatë të nxehtë politike.

Flas për sa unë kam parë dhe përsa kam lexuar nga ato që janë bërë publike.

Nëse prokuroria ka prova dhe çështje të tjera, le të presim dhe le t’i shikojmë.

Siç ju thashë para se të jem ministër, unë jam ligjvënës, jam jurist dhe nga ky këndvështrim, meqenëse më pyetët, po jap opinionin dhe vlerësimin tim. Precedentë të tillë, janë precedentë të rrezikshëm për drejtësinë, por dhe vetë marrëdhëniet parlamentare, për aq sa unë kam lexuar dhe për aqsa janë bërë publike.

Nëse Prokuroria disponon prova të tjera, mbetet për t’u parë dhe për t’u gjykuar. Po flasim për një situatë faktike.” 

Sulmi i Xhafajt ndaj prokurorisë vazhdoi edhe për operacionin kundër bazës së Habilajve në Babicë të Vlorës, ku u sekuestruan 4 kilogram kanabis dhe u arrestua krahu i djathtë i Moisi Habilajt, operacion ky ku policia u anashkalua nga frika e dekonspirimit.

“Unë druaj dhe jam i preokupuar dhe i shqetësuar, mos ndodhi ajo që ndodhi në operacionin e para pak ditëve në Vlorë ku përpara se prokurori të mendonte për të siguruar provën, për të kqyrur vendin e ngjarjes, për të bërë veprime proceduriale, mendoi se si mund të vetëpërdorej politikisht për një çështje thellësisht hetimore dhe në përgjegjësinë e tij të plotë ligjore. Gjë që është e përsëritur dhe që është shumë e dëmshme për autoritetin e organit të akuzës.”

Deklarata e Ministrit të Brendshëm, ndryshe nga qëndrimi që ka mbajtur deri sot kryeministri Edi Rama, ngre disa pikëpyetje, pikërisht në kohën kur parlamenti do të duhet të vendosë nëse do ta lejojë ose jo prokurorinë ta arrestojë Tahirin.

A do ta mbrojë Rama Tahirin në Këshillin e Mandateve, siç tentoi të bënte herën e parë me Koço Kokëdhimën? A do ta pengojë prokurorinë që t’i vërë prangat? Apo do ta votojë kërkesën e saj dhe me qëndrimin e sotëm të Xhafajt kërkon të dalë i larë edhe para ish -Ministrit, i cili thuhet se ka jo pak materiale kompromentuese për qeverinë në të cilën ka bërë pjesë?

Orët në vijim pritet të hedhin më shumë dritë mbi atë se çfarë po ndodh me ish -ministrin e Brendshëm dhe pozicionimin e Ramës në këtë çështje.

Por një gjë është e qartë deri tani. Sulmi i Xhafajt ndaj prokurorisë dëshmon se hetimet kanë shkuar shumë thellë dhe se në këtë aferë implikimi mund të shkojë shumë lart, deri në kupolën e qeverisë. /Lapsi.al



2 Comments

  1. Kupola e Mafies (d.m.th. Qeverise) nuk ka frike per Tahirin por per bythen e vet.
    Ministri i Brendeshem eshte Nr-2 i c’do qeverie ne bote. Me nje Minister te Brendeshem te bere bythe e breke me Mafien, por te pa ekspozuar ne publik, e ka shtyre der sot kjo Qeveria Rama. A do ta shtyje dot nga sot e tutje kur Ministri i Brendeshem shkon ne burg se eshte pale me Mafien? Mundet ta shtyje vetem me nje menyre :
    Te deklaroje publikisht se nuk eshte me Qeveri por Mafie!
    Se nuk ka ne bote Qeveri ku Ministri i Brendeshem del pale me Mafien dhe Qeveria vazhdon punen (kupto: Zullumet)

  2. QFAR MONSTRE KY RAMA,NUK NDAHET NGA KRIMINEL SE I KA MISH NE THONJET E TIJ QELBESIR.aleksander xhuvani,dy frroket,ndoket,doshet,,roshet,prengat,shullaza ,qapraza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *