• |
ide | kryesore

Lajm i Fundit/ Këshilli i Mandateve ndaj Tahirit, Krimet e Rënda kërkojnë mbledhje me dyer të mbyllura

Arkiva, Të fundit



Është duke u zhvilluar në këto momente mbledhje e Këshllit të Mandateve dhe Imunitetit në Kryesinë e kuvendit për heqjen e mandatit të ish-minitrit Tahirit.

Tre prokurorët e krimve të rënda Besim Hajdarmataj, Gentian Osmanaj dhe Elisabetaj Ismaraj, kanë kërkuar që kjo mbledhje të bëhet me dyer të mbyllura.

Prokurori Hajdarmataj i ka kërkuar Ruçit që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të mbrojtjes së sekretit hetimor. Gjithashtu ai është shprehur se prokurorët i kanë të gjitha dokumentat me vete për këtë rast.

Nuk dihet nëse kërkesa e prokurorisë së krimeve të rënda për mbledhje me dyer të mbyllura bëhet për mbrojtjen e sekretit hetimor apo sepse prokurorët kanë në dorë një tjerët dosje për rastin ‘Tahiri’ e cila akoma nuk është bërë publike./ Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *