• |
ide | kryesore

Lapsusi frojdian i Tahirit, i drejtohet deputetit Alibeaj të PD: Zoti Habilaj, më lejoni ta mbaroj

Arkiva, Të fundit



Mbledhja e Këshillit të Mandateve ka vazhduar gati për tre orë duke sjellë edhe lodhjen e të pranishmëve në sallën e Kryesisë së Kuvendit.

Ka qenë ish-ministri Tahiri ai i cili në një moment i është drejtuar deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj me emrin Habilaj.

Zoti Habilaj, më lejoni ta mbaroj”, – iu drejtua Tahiri deputetit Alibeaj duke shkaktuar të qeshura në sallën ku po mbahej mbledhja. 

Tahiri është shfaqur i tensionuar gjatë gjithë mbedhjes dhe siç duket ka patur në kokë emrin Habilaj, emër të cilin e ka dëgjuar kaq shpesh dy ditët e fundit dhe për të cilin e akuzojnë se ka lidhje në trafikun e drogës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *