• |
ide | kryesore

Prokurori i Krimeve të Rënda Hajdarmataj: Bindje se Tahiri është pjesë e grupit ‘Habilaj’

Arkiva, Të fundit



Vijon nën drejtimin e kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit.
Ndërkohë, prokurori Besim Hajdarmataj ka deklaruar përpara anëtarëve të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve se ka dyshime mbi përfshirjen e Saimir Tahirit në grupin kriminal “Habilaj”. Ai tha se rezultojnë punonjës policie të përfshirë në trafikun e drogës, kryesisht drejtues të Policisë së Vlorës. 

Provuam se në fshatin Babicë ishin të magazinuar një sasi lënde narkotike, e magazinuar dhe e bërë gati për t’u trafikuar në Greqi apo Itali. Kemi filluar kryerjen e veprimeve hetimore. Jemi kufizuar sepse kishim informacione dhe të dhëna se edhe në këtë fazë kishte punonjës policie të përfshirë në këtë aktivitet kryesisht të policisë së Vlorës për të cilët vijon edhe hetimi aktualisht. Aktiviteti i grupit kriminal të vëllezërve Habilaj ka filluar që në vitin 2013. Çështja është regjistruar nga drejtësia italiane. Ne kemi regjistruar procedim për deputetin Tahirin, pasi rezultonte që nga të dhënat e bëra publike, kishte biseda komprometuese në lidhje me të, qoftë për pjesëmarrjen e tij në këtë grup kriminal, por bëhej fjalë për marrje dhe dhënie mit, dhe jemi përpara veprës së korrupsionit. Nga bisedat Habilaj dhe Çelaj krijohet bindja se në këtë aktivitet është përfshirë edhe deputeti Tahiri. Dalja në media dhe bërja publike e disa informacioneve, ku përfshihet ish-ministri Tahiri na shërbyen si material për të filluar procedimin ndaj Tahirit. Emri i tij u regjistrua si person nën hetim. Ne kemi pasur në hetim disa procedime dhe ju referuam dy hetimeve, atij të 2013 dhe atij të 2017. Në këtë trafik rezultojnë të përfshira struktura të posaçme të Policisë së Shtetit.” – është shprehur Hajdarmataj.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *