• |
ide | kryesore

Rama vendos të dalë në publik, u “fsheh” pas shpërthimit të skandalit Tahiri – Habilaj

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama ishte zhdukur nga ekranet prej disa ditësh. Dalja e tij e fundit ishte në Shkup, në një samit rajonal.

Ka 3 ditë që mungon në ekranet e Tv, në të cilët zakonisht qëndron për orë me radhë.

Ka fikur edhe ekranin privat, ERTV.

Që prej shpërthimit të skandalit Tahiri – Habilaj u është shmangur kamerave.

Anuloi edhe një dalje në krah të Arben Ahmetajt për t’u folur sipërmarrësve të vegjël për taksën e re që po u shton me përfshirjen në skemën e TVSH.

Ka bërë vetëm disa postime në rrjetet sociale, për të lënë të kuptohet apo për të krijuar idenë, se ai nuk e mbështet Saimir Tahirin.

“Larje duarsh”, thotë opozita, që nuk heq dorë nga bindja se Saimir Tahiri nuk ka vepruar pa urdhërin apo dijeninë e Edi Ramës.

Sot Rama vendosi të dalë në publik, për çudi në një tavolinë me Ilir Metën.

Presidenti duket se i jep siguri edhe kur nuk e ka të reshtuar si aleat.

Rama pranoi të merrte pjesë në një konferencë për 25 -vjetorin e Gjykatës Kushtetuese.

Mediat po e presin që ai t’u flasë shqiptarëve “sy më sy”, siç i pelqen të thotë, për t’u treguar se çfarë ndodhi, në dijeninë e tij, me ministrin e tij më të suksesshëm, që “kishte bërë zap krimin dhe kishte kthyer policinë në detyrë”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *