• |
ide | kryesore

Shantazh ? Çfarë e bëri Ramën të ndryshojë qëndrim për Tahirin ?

Arkiva



 

Ish kryeministri Berisha ka bërë së fundi një status ku ka thënë se Rama është shantazhuar dhe mbahet peng nga Tahiri, madje ka denoncuar edhe tentativa për të blerë vota opozitare kundër mandatit të Tahirit. Natyrisht statuset e Berishës shpesh merren me të qeshur dhe shpesh rrezultojnë fantazi të çartura ta autorit.

Por në fakt, po të shikosh se ç’po ndodh, që nga orët e para të mbrëmjes së djeshme duket sikur situate ka ndryshuar realisht. Ngjan se Rama i ka harruar premtimet për t’I hapur rrugë drejtësisë dhe për ta konsideruar Tahirin “si një dru të shtrembër mes nesh”

Sot socialistët janë hedhur në një sulm fronat kundër prokurorisë. Deputetët e komisionit të mandateve e kanë akuzuar prokurorinë e krimeve të rënda se pse nuk ka vepruar më parë, se pse u vunë në lëvizje vetëm me materialet e publikuara në media.

Vetë Fatmir Xhafa që nuk ka lënë gjë pa bërë për të ç’rrënjosur sistemin Tahiri në Ministrinë e Rendit deklaroi mbërëmë me urgjencë se prokurorët kundër tij po vetë përdoren politikisht dhe nuk kanë fakte për atë që kanë kërkuar.

Sulmi kundër prokurorëve shpërtheu sot si me sustë edhe në të gjitha mediat e majta. Ata u vizatuan si njerëz të lidhur me familjen Berisha dhe me Shkëlzen Berishën, ç’ka tregon se po kërkohet që Tahiri të shkojë politikisht në burg.

Por, paralel me këto qëndrime politike ka filluar edhe një fushatë ku Ramës i kërkohet nga militantët që mos e dorzojë Tahirin se do digjet edhe vetë.

Madje e gjithë kjo atmosferë u shoqërua edhe me mini mitingjet e tifozëve të Tahirit përpara godinës së parlamentit.

Dhe të gjitha këto bashkë ngrenë pikpyetjen: A ka ndryshaur gjë që nga momenti kur Rama u përbetua t’i hapi rrugë drejtësisë dhe nga dje në mbrëmje kur makineria socialiste është vënë në punë për të demaskuar prokurorinë?

Mos është reale hipoteza se që dje kur tha se “s’keni parë asgjë akoma” Tahiri mund ta ketë shantazhuar Ramën? Ky është një nga versionet se përse socialistët kanë ndryshuar qëndrim që dje në mbrëmje.

©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *