• |
ide | kryesore

“Unë jam Endra, djali nga Vlora që dua të bëhem vajzë!”

Paparazzi



Arian Çani solli sot në studion e Zonë e Lirë, Endrën, një djalë nga Vlora që ëndërron të bëhet vajzë. Djali nga Vlora ka treguar historinë e tij në Zonë e Lirë, mes keqtrajtimit, fyerjeve dhe mohimit të familjes që nuk ia kanë pranuar homoseksualitetin.
Endra tregoi se prindërit e kishin mohuar gjatë të gjithë jetës homoseksualitetin e tij, në veçanti i ati dhe i vëllai për shkak të asaj që e quajti “sedra e vlonjatit”.
Edra është me profesion parukier dhe tha se është larguar nga Vlora. Ka mbyllur biznesin e saj për shkak të paragjykimit dhe rrahjeve të vazhdueshme nga të panjohur.
“Endrra ime është të vesh një palë xhinse dhe të mos më pengojnë gjenitalet e mia, por të rri rehat. Të dukem edhe pak seksi” tha Edra në Zonë e Lirë, para se të tregonte momentin kur e ëma e kishte kapur duke bërë seks me djalin e komshiut në ballkon.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *