• |
ide | kryesore

(VIDEO) Plas sherri Ruçi-Alibeaj për imunitetin e Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbledhja në Këshillin e Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të Saimir Tahirit u rifilloi para pak minutash me dyer të hapura. Nërpërmjet avokatit të tij, Tahiri kërkoi tre ditë kohë. Gramoz Ruçi, që drejton Këshillin e Mandateve, miratoi pjesërisht kërkesën e Tahirit. Ai njoftoi të pranishmit se Këshilli do të mblidhet sërish nesër.

Këtu ndërhynë përfaqësuesit e opozitës në Këshill. Enkelejd Alibeaj deklaroi se ishin të gatshëm të qëndronin deri në mesnatë në mbledhje për të zhveshur Tahirin nga imuniteti. Ruçi nuk hezitoi të ndalonte mbledhjen për ditën e sotme, pavarësisht kundërshtisë së ashpër të deputetëve opozitarë në Këshill. ©LAPSI.AL  



1 Comment

  1. enveri bar rama lesh negjmije .rrofshin nje miljon qelbesirat e kesaj stalin e monster partie.qe nga 1941 vetem kan vrar,prer,vjedhur,varur,trafikuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *