• |
ide | kryesore

Analiza/ Çfarë thonë mediat italiane për Hysajn pas barazimit me Interin

F1, Sport



Shqiptari Elseid Hysaj mbushi 100 ndeshje në fushë me Napolin në sfidën kundër Interit të mbyllur 0-0. Pas përfundimit të takimit, mediat italiane kanë dhënë komente pozitive për shqiptarin.
“Calciomercato.it” e vlerëson me notën 6 dhe shkruan se “mbrojtësi shqiptar i tregua i pasigurtë në momente, por gjithmonë gjen kohë të mbështesë Callejon duke kaluar mbi mbrojtjen e Interit në pjesën e parë. Përplaset shpesh mbi “murin” Nagatomo në pjesën e dytë”.
“CalcioNapoli24” i jep notën 6.5. “Hysaj, bie jo pak në sy në krahun e tij në sfidën ballkanike me Perisic dhe ndërkontinentale me Nagatomo. Nga këmbët e tij lind krosi që e çoi Handanovic në një mrekulli të dyfishtë. Edhe në pjesën e dytë u tregua propozues në krahun e tij dhe konkret në mbrojtje. Kujtojmë rastin me Perisic në minutën e 79-të kur me shpatull zhbalancoi kundërshtarin”, citon lapsi.al.
“Oasport” i jep notën 6 duke shkruar: “ndeshje e kujdesshme dhe vetëm nga dy iniciativa të tij lindin rastet për gol të Callejon dhe Mertens”©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *