• |
ide | kryesore

Analiza/ Ku del fajtor dhe ku po rëndohet Saimir Tahiri?

Arkiva, Kryesore

Një gjë është e sigurtë: Saimir Tahiri ka rikuperuar pikë, pas zhvillimit të mbledhjes dy ditore të komisionit të mandateve. Përpara se të fillonte beteja me prokurorët ai ishte njeriu për të cilin italianët kishin një dosje 400 faqshe plot me fakte. Ai ishte njeriu që kishte marrë para në dorë me trafikantët. Ai ishte njeriu që kishte udhëtuar jashtë me ta në të njëjtën veturë. Ai ishte njeriu që e kishin shitur dhe braktisur edhe vetë socialistët. Ai qe njeriu që po bëhej gati të hynte në burg.

Pas përballjes në komision situata ka ndryshuar. Nga frika se pas ish ministrit, gishti drejtohej nga ai (lexo shkrimin poshte) e detyroi Ramën të ndryshonte qëndrim dhe ta mbronte me të gjitha fuqitë. Por më shumë sesa kjo Tahiri u “rehabilitua” disi nga pafuqia argumentuese dhe mungesa e provave të qarta që pasqyruan tre prokurorët, Hardajmataj, Ymeraj dhe Osmani. Ata nuk vërtetuan dot në sy të publikut se Tahiri kishte udhëtuar në një makinë me trafikantët. Ata nuk përligjën dot nxitimin e kërkesës për arrestim. Ata nuk justifikuan dot faktin se pse e morën këtë vendim, pa e thirur qoftë edhe njëherë të vetme për ta pyetur të akuzuarin. Përpos këtyre, disa pasaktësi profesionale të mosnjohjes të dosjes që kishin përpara (fragmenti kur prokurorja Ymeraj mbeti pa tekst dhe nuk dinte çfarë po lexonte, fragmenti kur nuk kishin përgjigje nëse kishte Saimiri një kompani kamionësh, kur nuk kishin qëndrim se a qe ai “qorri” me syze i përgjimeve të italianëve) i dhanë përparësi të akuzuarit. Megjithëse socialistët i shfrytëzuan këto gropa për të thirrur se ky është një komplot i njerzve të Berishës, më shumë gjasë ka që kjo përshtypje të jetë krijuar se ata prokurorë aq dinë dhe aq kanë aftësi të bëjnë.

Por, pavarësisht se se për shkak të paaftësisë ata nuk bindën kërkënd se Tahiri duhet të përfundonte pas hekurave, i gjithë ky proces tergoi se politikisht ish ministri i brendëshëm është totalisht i njollosur. Ai ka pasur lidhje me trafikantët, i ka ndihmuar ata, ka mundësuar që të vazhdojnë lirshëm trafikun dhe ka persekutuar njerëzit që i denonconin si Zagani. Më mirë sesa kushdo përgjegjësinë e rëndë politike të Tahirit dhe të shefit të tij Edi Rama e treguan pyetjet e mprehta dhe azgjesuese të deputetit Eduart Halimi, që mbetën të gjitha pa përgjigje nga i akuzuari.

Pas këtij parashtrimi çdo kush që e ka lexuar, mund të ngrejë pyetjen se si ka mundësi që një njeri të akuzohet politikisht se ka ndihmuar trafikantët, se i ka lënë ata të bëjnë biznesin e tyre lirisht dhe ai të mos penalizohet ligjërisht?

Po kjo mund të ndodhë, sepse nëse ne kemi publikisht prova të prekshme, konkrete, logjike, dhe instiktive që na bëjnë të besojmë se Tahiri i ka ndihmuar trafikantët dhe ka përfituar prej tyre, drejtësia operon me të tjera lloj provash. Ajo duhet të vërtetojë se ku ka bashkëpunuar konkretisht Tahiri me Habilajt, në ç’rast konkret dhe në ç’datë i ka ndihmuar, kur i ka marrë paratë dhe dhuratat dhe ku është prova e kësaj.

Dhe të tilla prova ende nuk kemi parë.

Prandaj nga ky proces kanë dalë dy konkluzione. Së pari prova e qartë se Tahiri dhe Rama, njerzit që goditën Zaganin dhe mbrojtën Habilajt, kanë marrë një njollë të pa shlyeshme të lidhjes me trafikantët. Ata janë ndihmuesti e krimit dhe përfituesit prej tij. Por nga ana tjetër, ne ende nuk kemi deri tani asnjë fakt për të çuar ata pas hekurave.  

©Lapsi.al

7 Comments

  1. O Sajmir ,politikanet ,pjestaret e sistemit te drejtesise dhe mediatiksat e pjerdhur dhe te shit-blere po tmerrohen nga sekretet e IMSI catcher. Me keto shpifje dhe manipulime qe bene ne kete proces politik kunder ps ,i humben edhe zgjedhjet e 2019 dhe 2021 .

  2. Edhe ne kete shkrim po i rendoni pergjegjsise politike dhe nuk gjeni prova per prgjegjesi penale ,pergjegjsine politike politikanet ju gjykohet ne procese politike qe Jane proceset zgjedhore kurse per pergjegjsine penale kujdeset prokuroria dhe gjykata ,po te ishte qe do gjykohej pergjegjsia politike duhet derguar pas hekurave gjith klasa politike dhe e gjithe trupa e drejtesise se 27 viteve Duke filluar NGA BerishaNanoMeta Rama dhe Duke perfunduar te hadarmataj ,ymeri e osmani i famshem nje NGA bemat e te cilit ishte lirim gjin gjonit NGA te gjithe akuzat per fshehje pasurie

    1. Ka prova qe ky ka udhetuar me Habiajt?-PO, Ka prova qe ka burgosur njerez vetem se i kane perplasur te verteten?-Po, Ka prova se ka mbyllur sistemet e vrojtimit me radar per te favorizuar drogen?-PO, Ka prova se kur ishte MInister gjithe Shqiperi u mbulua me droge ?PO PO PO…te tjerat jane pune Militantesh qe kujtojne se Tahiri do t’U rregulloje ndonje pune ne shtet…Sa per ta ditur, TAHIRI mbaroi, ky ishte sforcimi i fundit qe beri Rama per te…dhe ata qe po e perkrahin akoma se mos hane ndonje kocke duhet te kuptojne qe Tahiri eshte nje kufome politike dhe shpejt edhe njerezore…

  3. Analize per proces gjykimi apo proces politik ehte kjo. Prokuroria ka te drejte te paraqese ne kete komision “Per cfare akuzohet Deputeti” Provat edhe mund te mos i paraqese sepse hetimet vazhdojne per persona te tjere. Parlamenti vendos a do te gjykohet dhe jo a do te denohet. Kur te filloje gjykimi nese nje deshmitar implikon Tahirin, arrestohet ne flagarance dhe ti rruaje bishtin parlamenti. Pyetja eshte a do te turperohet Rama

  4. Duket qarte qe “piciruku” Bushati eshte pale apo sherbetor i dyshes me famekeqe ne Shqiperi Sala-Likja! Poshtersia e ketyre njerezve s’ka kufi! Nuk duan t;ja dine se shpifin vjedhin vrasin! Dha pjese e ketij llumi apo kenete eshte edhe media! Le te shpresojme tek amerikanet se Rama s’ka koqe te beje gje sa kohe eshte llalla! Lllalla mafiozi nuk eshte budalla qe nuk e prishi me askend! Do te shohim edhe fatin e tij te Sales,Metes,Lulit,Mediut Xenit dhe te tjereve! Se shpejti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu