• |
ide | kryesore

Droga/ Përplasja e Edi Ramës me Lapsi.al. Si është e vërteta ?

Arkiva, Kryesore

Pasi plasi skandali i Dritan Zaganit, i cili e akuzoi ish ministrin e Brendshëm se mbronte trafikantë droge si kushërinjtë e tij Habilaj, dyshja Rama- Tahiri organizoi një manifestim popmoz dhe mashtrues për të fashitur skandalin. Ata, me miratimin e diplomatëve dordolecë të Tiranës, mblodhën në sallën e pallatit të kongreseve të gjithë hierarkët e policisë në një konferencë të titulluar me emrin, që sot ngjan qesharak : “Antidroga, një histori suksesi”. Po t’i ktheshesh sot kësaj butaforie, të denjë për një teatër kukllash, do shikosh gjëra monstruoze. Aty u shfaqën tabela që tregonin se 99% e territorit të vendit ishte pastruar nga droga. Aty jepeshin shifrat e nëpunësve të blerë të Guardia di Finanza që tregonin një Shqipëri të pambjellë.

Dy grafike te paraqitur nga Edi Rama ne 16 shtator 2015, ne nje mbledhje ne Pallatin e kongreseve me mbi 2000 police, te organizuar pas denoncimeve te Dritan Zaganit. Aty u tentua te tregohej se akuzat se qeveria mbronte trefikantet ishin pjese e skenarit te makinerise se baltes dhe mediave te kazanit dhe se kanabisi ishte shfarosur ne masen 99.2% (tabela lart) dhe se policia e çunave te Tahirit kishte shkaterruar nje sasi disa fish me te madhe se gjate kohes se Berishes (tabela poshte). Pasi shpalli se betejen e kishte fituar ne 2015, Rama “harroi” dhe e shpalli te fituar edhe dy vite me pas.

Nejse, aty Rama foli edhe për Dritan Zaganin, ku në vend që ta merrte në konsideratë si një denoncues, e shpalli armik dhe bashkëpunëtor të trafikantëve.

Gjatë kësaj periudhe, Lapsi.al u kishte bërë jehonë dëshmive të Zaganit. Kishte denoncuar me forcë censurimin që iu bë intervistës së tij nga News 24. Ishte tallur me butaforinë e shfaqes së shëmtuar të 16 shtatorit 2015.

Dhe për të gjitha këto, pati privilegjin të futej nga Rama në aradhën e makinerisë së baltës, që shpif për punën e policisë.

Në këtë shfaqje të ngritur në këmbë nga makineria gëbelsiane e propagandës, Rama e goditi Lapsin mes atyre mediave “që shfrytëzojnë pushtetin e të pasurit një LAPS në dorë për të nxirë punën e policisë”, duke e futur në  grupin që “përdor gjuhën e LAPS-ave, populli nuk e beson”, – shtoi ai. (Poshtë videoja e fjalimit te Ramës)

Ne atëherë, pas këtyre shpifjeve të ulta të kryeministrit, u përgjigjëm me një editorial: “Një përgjgje për Ramën: “Ne do të vazhdojmë me Laps në dorë”. (lexo poshtë).

Sot, fiks dy vite më pas, jemi krenarë që vazhduam t’a bëjmë atë që u premtuam lexuesve tanë. Sepse së pari, Rama e kishte shpallur të fituar betejën me drogën në 2015, harroi se ç’kishte thënë dhe e rishpalli edhe njëherë në 2017. Dhe së dyti, sepse denoncimet e Zaganit, të cilave ne u kushtuan gjithë hapsirën e mundshme, dolën të vërteta dhe kryeministri rezultoi gënjeshtar.

Sot, gjithkush mund të bëjë me lehtësi diferencën se kush është “makineri balte”, kush “përdor një gjuhë që populli s’e beson” dhe kush bën detyrën e vet duke treguar të vërtetën.

©Lapsi.al

Video e Ramës 16.09.2015

7 Comments

  1. edvin bastard qelbesir kokpalare kristaq shullaz habil kokain RAMA.ky perverz bastard zgjodhi njerzit me parazit,krymba nje qelezior idiot ne parlament e kryetar komunash.ter llumin,qenefin e beri bashk ne partin sifiliste.

  2. E verteta qe doli perseri hapur keto 2 dite eshte se gjithe shqupsat ,pjesetaret e kazaneve mediatike u perfshine ne nje sulm te dhjere politik kunder tahirit ,rames ,ps dhe shumices se votuesve shqiptare. Cmontimi egzemplar qe ju be ketij sulmi te pjerdhur dhe te ndyre politik kunder votuesve te majte do sjelle fitoren e ps ne zgjedhjet e 2019 dhe ato te 2021. Ari eshte me i zgjuari nder ju .respekte per arin rrot @arin .

    1. O Anonymus o 20 leksh komunsit i qelbur..ne burg e keni vendin te gjith ju hajduta e gjak pirsa po do ju terheqi populli zvarr do ju terheqi sa te fillojne protestat..ptuuuuu komunist i qelbur ti bashk me Ramen, Saje Qorrin, Gramoz Rucin, e Xhafen e kompani

  3. sikur asgje mos gjendet per Tahirin nga prokuroria vetem perndjekja qe i beri Dritan Zaganit ketij oficeri policie
    te ndershem Saje Qorri nuk meriton te ulet me ne ate parlament.Ai nuk meritonte te ishte minister i rendit qe kur
    policia ja kapi babane in me ilace kontrabande por KM jone i ka qejf keta njerez per t’i perdorur.

  4. O komentues, pse flisni me pasione politike,po si ka mundesi o ditezinj qe 3 prokurore 3 nga Tropoja ,Dritan Zaganjori po nga Tropoja ,oficerja ne Vlore po nga Tropoja e Sali Berisha Tropojan, kaq shume banore ka Tropoja qe ne Tiranen 1,000,000, banore nuk u gjend nje prokuror apo zagar i bindur i idiotit Sali Berisha.

    1. Bravo MALOK! Ti e ke fgjetur Pucin Anti-Tahir qe qenka i gjithe nga Tropoja e Berishes…
      Por…vazhdoje akoma idiotesine tende me : ” Antimafia Italiane nga Tropoja”…thuaje MALOK, per inerci te idiotesise tende qe kerkon te mbrosh nje Bythqir-Tahir te diskretituar me fakte e prova jo ne Tirane prej tropojaneve por ne Itali prej italianeve. Hajt MALOK, te fala Rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu