• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Lapsi.al zbulon çfarë treguan prokurorët në seancën me dyer te mbyllura

Arkiva, Kryesore, Lajme



Lapsi.al zbulon një detaj “bombë” nga pjesa e mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit e zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të kërkesës së kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj sepse do të dilnin detaje që përbënin sekret hetimor në çështjen “Tahiri-Habilaj”.

Me largimin e kamerave, gazetarëve, Tahirit dhe avokatit të tij, prokurorët u kanë treguar deputetëve të PS, PD dhe LSI se kanë marrë në mbrojtje një femër, oficere e policisë së shtetit që ka punuar edhe në Vlorë.

Sipas burimeve të lapsi.al ajo ka dëshmuar për trafikun e drogës nga Habilajt dhe lidhjet me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Dëshmia e saj u është vënë këtë të shtunë në dispozicion anëtarëve të Këshillit, Imunitetit dhe Rregullores.

Lapsi.al zbuloi se se kjo oficere e policisë ka marrë tashmë statusin e “dëshmitarit të mbrojtur” nga prokuroria. Ashtu siç e bënë të qartë prokurorët edhe në pjesën publike kur kërkoi arrestimin e ish ministrit të Brendshëm, frika e tyre ishte se lënia e lirë e Saimir Tahirit, mund të ndikonte tek dëshmitarët dhe se mund të ndikonte për të prishur provat. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. Gjithe keto mashtrime qe makineria e propagandes se pjerdhur me origjine shqupo frontiste ,do sjelle fitoren e thelle nga ps te zgjedhjeve te 2019 dhe 2021. Po vertetohet se frontistet tashme e kane kuptuar se jane pakice e paperfillshme ne vlere elektorale.

  2. A rrace e poshter, qe shtoheni si kerpurdhat….. Si ore i dilni ne mbrojtje ketij tahirit qe e mbushi vendin me droge e vazhdon akoma ben rolin e viktimes. Si nuk shuhet kjo fara e koministave e te beje para ky ky vend debil me popull debil, qe do akoma me shume partine se familjen e vet

  3. Shqiptaret nuk mund ta marrin me mend katastrofen qe i ka shkaktuar Sali Berisha skenes politike ne pergjithesi por me se shumti drejtesise por edhe sferave tjera te jetes.Veterm shikoni profilin dhe nivelin e Prokurorit te pergjitheshem i cili nuk ka fare autoritet as dinjitet por eshte thjeshte i paafte dhe vetem nje argat padronesh.I pate kryetarin e krimeve te renda me ata dy prokuroret ne Keshillin e mandateve : te paafte pa fijen e autoritetit as qendrimit ,te gjithe argate te bindeshem dhe te shantazhueshe e habiteshme dhe apsurde te gjithe nga vendlindja dhe farefisi i Salihut.Pyes atehere si mund te funksiononte drejtesia ne Shqiperi.Si mund te zbardhej dhe behet drejtesia madje per rastet makaber te vrasjes se 26 viktimave te Gerdecit,kate te vrareve te 21 Janarit ku ishte e perzier vete Salihu dhe familja e tij.Une mendoj se demet dhe tragjedite qe i jka shkaktuar politika e ketij njeriu me tere brutalitetin dhe egersine e tij ne lufte per pushtet ,mund te krahasohet me ate te Enver Hoxhes.Te mos flasim pastaj se si e shendrroi skenen politke shqiptare ne arene lufte te gladiatoreve te banaliteteve,intrigave ebrutalitetit ku fushatat elektorale zgjasin nonstop me perplasje e goditje ne te cilat mireqenja dhe progresi i shqiptareve dhe Shqiperise eshte ne plan te trete.Duhen vite e vite te qrrenjoset kjo menre brutale e banale e te berit politike .Politika berishiane eshte e bazuar ne intriga nga me te ultat,ne banalitete e brutalitete,ne perplasje deri ne tragjedi me nje fjale ne nje lufte primitive e banale per marrjen dhe ruajtjen e pushtetit,Politike ne te cilen nje njeri eshte prijs politik,kryprokuror,polic,gjhykates dhe ekzekutues.

    1. mire e ke ti. po a mendon se ka me kohe ky popull ti kthehet edhe njehere te kaluares e te korigjoje gabimet. Tani si do bejme ti leme te korruptuarit apo te inkriminuarit sepse kane se ku dhe kujt ti referohen ne te shkuaren. Bravo opinionisti,,,,,, se mos je gje i perlyer edhe ti dhe nuk te vjen mire..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *