• |
ide | kryesore

Justin Timberlake dhe Jessica Biel dedikim njëri-tjetrit ppër pesë vjetorin e martesës

Arkiva, Paparazzi



Jessica Biel dhe Justin Timberlake kanë festuar 5 vjetorin e martesës së tyre dhe me këtë rast këngëtari na i ‘shkriu’ totalisht zemrat tona me urimin që i bëri bashkëshortes.
Justin postoi këngën me të cilën çifti kishte bërë vallëzimin e parë, në natën që ai u shndërrua në njeriun më fatlum në botë, dasmën e tyre. Bashkangjitur videos, këngëtari shkroi: Për të bukurën time Jessica. Ti më ke mësuar mua shumë se çfarë do të thotë dashuria e vërtetë. Unë nuk mund t’i përshkruajë me fjalë atë ç’ka këto 5 vite kanë qenë për mua, kështu që…dëgjo melodinë pasi dashuria ime është e fshehur brenda saj.
E ndërsa Jessica është treguar pak më kursyer me fjalët për personin e saj të zemrës. Duket se ia ka lënë bashkëshortit të saj fjalët e bukura të dashurisë. Në një video ku shfaqen të dy teksa udhëtojnë me makinë, ajo shkruan: Sa me fat jam?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *