• |
ide | kryesore

Kryemadhi zbulon çfarë e trembi Ramën që mbrojti Tahirin

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi e ka cilësuar një ngjarje shumë të rëndë dhe rënie të parlamentarizmit, vendimin e sotëm të socialistëve për të mos lejuar heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Në një konferencë për mediat, Kryemadhi theksoi se Edi Rama sot ju përul frikës së tij më të madhe që ka të bëjë me mosdaljen e skandaleve të tjera.
“Sot mazhoranca votoi pro narkoqeverisjes. Për herë të parë pengohet prokuroria të bëjë punën e saj për të zbardhur në ngjarje kriminale. Narkoqeverisja, nuk ka hezituar të arrestojë qytetarët shqiptarë, tashmë bëhet bllok për të penguar prokurorinë. Rama i bëri shërbim frikës së tij të madhe, pasi zbardhja e kësaj çështjeje do të nxjerrë në dritë implikimin e Ramës dhe të të afërmve të tij. Nuk ka shqiptar të besojë dënglat e tij për reformën në drejtësi’, – deklaroi Kryemadhi.



1 Comment

  1. Zonja Kryemadhi, Drejtesia eshte kape nga KMR, nuk behet me fjale se po tenton ta kape Drejtesine. Kurse z. ST do te mjaftonte qe te jape doreheqje vetem kur shofim ne shifra se pergjate mandatit te tije sa mijera tonelata kanabis kaluane Adriatikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *