• |
ide | kryesore

Reagon Basha: Antimafia italiane solli provat, ka kapur në flagrancë Tahirin, Rama po e mbron

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pasi mbledhja e Këshillit të Mandateve ndaj Tahirin po zhvillohet me dyer të mbyllura, ka reaguar edhe kreu i opozitës Lulzim Basha. Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me akuzat ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri për lidhjet e tij me drogën.

Sipas Bashës, autoritetet italiane dhe antimafia e Leçes kanë prova të vërteta se deputeti socialist është kapur në flagrancë në trafik droge.

Për 4 vite Rama ka bllokuar çdo hetim, ai ka hequr nga puna e burgosur oficerët e policisë si Dritan Zagani. I ka quajtur kriminelë, ndërkohë që kriminelët e vërtetë Habilajt me shokë, të ndihmuar nga Tahiri kryenin trafik armësh e droge. Antimafia italiane ka paraqitur prova konkrete të trafikut të drogës nga Habilajt të ndihmuar nga Tahiri dhe policë. Ka treguar se si klani i Tahirit është kapur në flagrancë në trafik droge,” – tha Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *