• |
ide | kryesore

Sot vendimi i Këshillit të Mandateve, a do të autorizohet arrestimi i Saimir Tahirit?

Arkiva, Të fundit



Këshilli i Rregullores dhe Mandateve mblidhet sot lidhur me kërkesën e prokurorisë për arrestimin e deputetit socialist, ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Pas një seancë maratonë, dje Këshilli i Rregullores dhe Mandateve nuk arriti të marrë një vendim duke e shtyrë për ditën e sotme ora 10:00.

Në mbledhjen e djeshme prokuroria paraqiti, në një seancë me dyer të mbyllura, prova shtesë që sipas saj ishin në favor të kërkesës për arrestimin e zotit Tahiri.

Ndërkohë gjatë mbledhjes ajo ndryshoi versionin për udhëtimet e zotit Tahiri me automjetin që më parë ja kishte shitur njërit prej vëllezërve Habilaj.

Avokati mbrojtës i ish-ministrit kërkoi tre ditë kohë për të përpiluar materialin e mbrojtjes pas njohjes me faktet e reja të organit të akuzës gjatë seancës me dyer të mbyllura zhvilluar pasditen e djeshme.  Por drejtuesi i Këshillit të Mandateve, Gramoz Ruçi la si afat të shtunën paradite në orën 10:00.

Dje në një intervistë për Ora News deputetja Vasilika Hysi njëherësh edhe anëtare e Këshillit të Mandateve paralajmëroi se Partia Socialiste është drejt një vendimi për të rrëzuar kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për autorizimin e arrestimit të deputetit Saimir Tahiri   nëse para Këshillit të Mandateve nuk paraqiten prova bindëse.

Ajo deklaroi se organi i akuzës nuk paraqiti prova të reja as në seancën me dyer të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *