• |
ide | kryesore

Tahiri intimidon prokuroren Elizabeta Ymeraj: Unë nuk të them lavire!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Saimir Tahiri ka kaluar në kundërsulm total. Nga lotët dhe zëri i dridhur para dy netësh në Opinion, Tahiri ka kaluar tek përplasja e duarve në tavolinë, sfidimi i opozitës, madje edhe intimidimi i prokurores Elizabeta Ymeraj.
Ndërsa bërtiste për ndryshimin mes tij dhe pushtetarëve të PD-së, Tahiri u shpreh: “Unë nuk kam moralin tuaj. Unë nuk kam standartin që t’i them prokurores lavire”.
Tahiri solli në Komision etiketimin që Berisha i bënte Ina Ramës pas 21 janarit, por ndërsa bërtiste për “lavire” në sallën e Komisionit të Mandateve, ai dukshëm ka tentuar të intimidojë prokuroren Elizabeta Ymeraj. Asnjë nga deputetët e tjerë në seancë nuk reagoi. Sot Tahiri nuk ka pasur nevojë për mbrojtjen e deputetëve të PS, pasi e ka marrë situatën nën kontroll në përballjen me prokurorët dhe opozitën.



1 Comment

  1. Ky qe kishte nevoje per tu ndricuar sipas fanarit ndricues “shokut Gramoz” i cili edhe ai eshte ne buze te Uturakut, sot qenka bere “bure” invers “BURRE”. Sa per kulture, kjo eshte nje prokurore dhe jo kryeprokurore dhe tjetra qe ky mender parlament ose komision duhet te mbaje shenim eshte qe keto ofendime spektakolare te nje ” femije te pafajshem” i cili prish lodrat e veta vetem qe te mos luajne shoket e tjere te partise…. hahahahahahah, t ihape rruge BLUDOZEREVE…… . “O llampe 1 W” ta kane heq prizen te tjere jo parla”uturaku” ku ti ben pjese… SKE PARE GJE AKOMA TI DHE SHOKET E PARTISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *