• |
ide | kryesore

Zagani: “Do e bjej me paratë e mia biletën për të ardhur të dëshmoj kundër Tahirit”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dritan Zagani, njeriu që denoncoi i pari lidhjen e Tahirit me Habilajt ka deklaruar se ai është i gatshëm të rikthehet nga azili politik në Shqipëria, për të dëshmuar për ato që di.  “Nuk kanë nevojë të më ofrojnë as biletën, do e blej dhe do vij vetë!” ka thënë ai në një intervistë për Faz Nevs. “Unë kam mbi 3 vjet që nuk jam pjesë e punës dhe po luftoj me sa mundem dhe si mundem për të zbardhur të vërtetën time! Dhe të jeni të sigurtë që zbardhja e së vërtetës sime çon në burg Saimir Tahirin dhe kompaninë e tij” ka shtuar Zagani!

Në një përpjekje për të shuar skandalin që shkaktuan deklaratat e tij në 2015 edhe kryeministri Edi Rama e etiketoi me gojën e tij Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafikanëtëve dhe dekonspirues të aksioneve të policisë që duam. Sot rolet kanë ndryshuar. Përgjimet italiane treguan se Zagani i denonconte trefikantët dhe dyshja Rama Tahiri krijonte alibi për ta (shiko videon dhe shkrimin poshtë).

©Lapsi.al 



4 Comments

  1. Sidoqofte, duhen prova dhe deri tani nuk kam pare asnje te tille. Kerkesa e prokurorise jashte standartit! Jam jurist, qe prej 17 vjetesh ne Itali!

    Zagani duhet ta kishte bere mire punen, eshte sjelle si diletant, nuk ka rregjistruar provat ne kohe! Tani eshte vone, ngjala shket dhe fesht, shpetone!

  2. Tairit i vinte shume keq per djalin e tij, por nuk deshte tja dije per vajzat e Oficerit te policis, per ate ish oficer te vrare ne hyrje te pallatit dhe shume e shume te tjere qe i trajton pa dinjitet duke i hequr nga puna apo disredituar keq.

  3. Unë mendoj se provat janë të gjitha evidente. Plus që nuk i dimë të gjitha. Me një juri popullore stil amerikë veriut tahiri është i mbaruar. Po aty juri (gjyqtarët) I ka ne xhep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *