• |
ide | kryesore

Zbulohen detajet e reja/ Çfarë ka në dosjen me 1800 faqe “Tahiri-Habilaj”

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokurorët e Krimeve të Rënda u kanë treguar deputetëve të Këshillit të Rregullores, Iminitetit dhe Mandateve se për çështjen Tahiri – Habilaj vetëm nga Italia ka ardhur një dosje voluminoze me 1800 faqe.
E pranoi këtë deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj gjatë një interviste për gazetaren Mirela Milori në abcneës. Alibeaj tha se e kishte të ndaluar të nxirrte të dhëna konkrete nga dosja voluminoze për shkak të sekretit hetimor, por në dosjen voluminoze ka fakte, dëshmi dhe prova që implikojnë ish-ministrin Saimir Tahiri në trafikun e drogës së bashku me bandën e Habilajve.
Alibeaj konfirmoi se prokurorët kishin shpalosur edhe prova të reja të nxjerra nga hetimet e tyre përveç atyre të ardhura nga Italia. Prokurorët kanë treguar se kanë administruar dëshmi personash dhe kanë marrë përgjime ku përmendej Saimir Tahiri.
Megjithatë socialistët në këshill thanë se provat ishin të pamjaftueshme për të lejuar arrestimin e Tahirit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *