• |
ide | kryesore

Drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu shpërfill Haki Çakon

Arkiva, Lajme, Të fundit

Një urdhër i dhënë nga drejtori i Policisë së Tiranës ka çoroditur forcat e Patrullës së Përgjithshme në kryeqytet.

Ardi Veliu u ka komunikuar verbalisht drejtuesve të policisë se efektivët e këtij sektori nuk duhet të përdorin gjatë kohës së shërbimit numrat celularë të punës. Madje ai ka thënë prerazi se të gjithë celularët duhet t’i kenë të fikur.

Forcat e Patrullës së Përgjithshme disponojnë numra telefoni me “41”, të shpërndara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë me qëllimin që të lehtësojë komunikimin dhe lëvizjen me efektivët e kësaj strukture, e para që përballet me problemet e ndryshme me natyrë kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm Haki Çako ka urdhëruar me shkrim mbajtjen e këtyre numrave dhe përdorimin e tyre gjatë kohës së shërbimit.

Por Ardi Veliu e ka shpërfillur udhërin ekzekutiv të eprorit të tij. Ky fakt ka shkaktuar shqetësime dhe pengesa në punën e Patrullës së Përgjithshme.

Nuk është e qartë nëse Haki Çako është në dijeni të këtij fakti apo ai e ka toleruar me dijeni drejtuesin e policisë së Tiranës, i ardhur në detyrë pas emërimit të Fatmir Xhafajt si Ministër i Brendshëm. /Lapsi.al

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu