• |
ide | kryesore

Habilajt e Ramës si 21 janari i Berishës

1, Arkiva, Ide, Të fundit



Një ironi e fatit i bën liderët tanë të sillen njësoj, kur kapen me duart të zhytuara në krim. Edi Rama po vepron me skandalin e përfshirjes së ministrit të tij më të afërt dhe më të “suksesshëm”, në të njëjtën mënyrë si paraardhësi i tij me gardistët e 21 Janarit.

Po të kthejmë kokën pas dhe të shohim atë që ndodhi dy vite më parë, ngjashmëria është e frikshme.

Në shtator të 2015, atëherë kur një oficer policie, denoncoi për herë të parë lidhjen e ministrit të Brendëshëm me trafikantët e klanit Habilaj, Rama nuk gjeti dot asgjë më krijuese se sa shpikja e një alibie. Ai e akuzoi Dritan Zaganin si bashkëpunëtor të trafiaknëve dhe si dekonspirues të aksioneve të policisë. Ai zhvilloi një tubim “madhështor” përpara 2 mijë policëve, në pallatin e kongreseve, për t’u thënë se vëmendja e tyre nuk duhej përqëndruar tek denoncuesi, por tek anatemimi i tij (lexo shkrimin poshtë).

Pra, për kryeministrin më e rëndësishme ishte të përleshej me faktet sesa të përballej me të vërtetën.

Sali Berisha bëri të njëjtën gjë pasi gardistët e tij vranë katër protestues të pafajshëm në bulevard. Fillimisht ai foli për çadra pistoletë dhe thika me helm. Ai këmbënguli deri në marrëzi se faji ishte i atyre që ndodheshin në anën e mirë të historisë (pra se të vrarët ishin qëlluar nga shokët e tyre), njësoj si Rama që i kërkoi policve të dënonin aktin e kolegut të vet, që ai dhe Tahiri e kishin burgosur.

Por, kjo histori e propagandës që do të groposë të vërtetën duke i mbivënë asaj një gënjeshtër të madhe, nuk përfundon këtu. Historia e komportimit të ngjashëm të Edi Ramës dhe Sali Berishës është fatkeqësisht identike. Sjellja e tyre është e njëjtë edhe pasi e vërteta shpërthen në sy të të gjithëve.

Pasi doli me video se katër viktimat e 21 janarit ishin qëlluar nga gardistët brenda kryeministrisë, Sali Berisha zgjodhi planin B. Ai i harroi alibitë e çartura që kishte nxjerrë nga goja dhe shpiku historinë e “grushtit të shtetit”, ku ishin përfshirë prokuroria, opozita dhe mediat.

Të njëtën gjë po bën edhe Rama. Edhe ai ka vënë në veprim skenarin rezervë. Pasi alibia se Dritan Zagani ishte bashkëpuntor i trafikanëve ra, pasi përgjimet italiane treguan se në mbrojtje të tyre ishte qeveria, Rama filloi të flas për puç dhe komplot.

Ai bën sikur faktet e ardhura nga përtej Adriatikut nuk ekzistojnë dhe sikur gjithçka është një koalicion kundër tij, i organizuar nga prokurorët e nxitur prej opozitës dhe të ndihmuar nga mediat e kazanit.

Të dyja këto histori, aq identike në vullnetin për të varrosur faktet e bëjnë tejet më të lehtë kuptimin e së vërtetës. Por po aq sa na ndriçojnë për të shkuarën, ato kanë aftësinë të na bëjnë më të lexueshme edhe të ardhmen.

Megjithëse zgjati edhe dy vite e gjysëm pas 21 janarit, pushteti i Berishës mori përgjithnjë mbi vete njollën e krimit. Ai vazhdoi të mbijetojë, por humbi çdo legjitimitet dhe kredo morale.

E njajta etapë po hapet edhe për Ramën pas skandalit Habilaj- Tahiri. Për të, tani, ekziston dhe prova flragrante e një qeverisjeje që mbështet dhe mbron trafikantët. Vazhdimi i saj është vetëm një zgjatje agonie.

@Lapsi.al  



14 Comments

  1. rama ka leshuar kapakun e kazanit mero baze dhe fundin e kazanit andi bushatin te shpetojn at qe nuk shpetohet.kush e beri 21 janarin o bushatli berisha apo rama,ti me mero bazen,vllezrit nazarko,sokol pallen dolet ne shesh me 21 janar qe te merrnit per fitore te rames leshin e negjmijes qe do u jepte kur te ngjitej ne ballkon te kryeministris.te krahason nje sulm rrugaqesh si doshi,tahiri,braqe qe goditen policin me trafikant si rama,xhafa,tahiri eshe fundosje e gazetaris.turp te kesh.jo me kot ne kazanin ku ti je fundi e meo kapaku keni aq shum krymba si nazarkot,baba ramo,vasjari,mingjozi,tani i news 24,anila basha,rudina gjungla,ylli pes rremesh i stalinit rakipi,idajet beqiri,ter gazetaret e temas,gazetes shqiptare,henri qili,fevziu etj.ju u shitet si pula e dele tek rama ,me gjith lubonjen qe babai i rames kristaqi e burgosi.ke kujtoni ju se mbroni shqiptaret:kurre ju mbroni shullazet,habilajt,ruqin ,xhafen,olsin etj.kazan ju quan rama se kazan i rames jeni.

  2. 21 janarin duket qarte kush e beri. PS bashke me kriminelat qe ka ne krahe. Vazhdo ti Bushat hidh shashka, po me flluska nuk e fsheh dot te verteten.

  3. Po çfarë kërkonin “protestuesit e pafajshëm” tek kryeministria? A ishin duke bërë xhiro dhe i vranë?
    Të krahasosh edvinin edhe me më të keqin kryeministë në botë prapë edvini del shumë më i poshtër sepse ai është i paburni, jo më me Berishën që vetëm ndonjë infantil mund ta krahasojë.

  4. Perfundimisht ti je i pashprese per tu bere njeri o Bushat. Blloku te ka deformuar cdo aftesi kognitive e shpiterore qe mund te te ndihmonte per tu bere njeri. Ke qene dhe ke mbetur nje mjeran i vogel blloku qe nuk del dot nga urrejtjet patologjike te eterve e gjysherve. Po clidhje ka 21 janari i rames, doshit dhe i yti me rastin flagrant, shume te rende te iplikimit te ministrit te brendshem ne trafik? Aty ishte nje perpjekje per te marre pushtetin me dhune edhe pasi meta ishte larguar nga qeveria dhe berisha i kishte hape rruge drejtesise per te, ndersa sot eshte kapur shteti nga krimi dhe drejtesi eshte ajo qe lejon partia socialiste, e ti flet perralla. Po nuk ke fej o bllokmen me ahume diagnoza se mesues ke mera bazen.

  5. Nuk ka asnje ngjashmeri 21 Janari me kete rast. Populli sheh “bythen e vet” se nuk ka e as ka patur ndergjegje per te reaguar masivisht ndaj padrejtesive. Eshte nje popull turme qe vritet mes mes vedi per gardhin apo makinen e gervishtur, popull qe horrin, te korruptuarin, trafikantin e quan te zot, madje ben dhe mitingashin e tyre. Njerez qe mendon se nuk ka asgje te keqe qe droga eshte kthyer ne kryefjale te te rinjve per konsum dhe per trafikim. Kush do studioje e do punoje ne kete dreq vend!? Apo horrat do na caktojne kush do jete krye bashkiak, kush drejtor , kush krye
    Polic apo prokuror, kush shef arsimi apo gjykates e gjithcka tjeter Se kur do i vije fundi kesaj vorbulle te menxyresgme…se kjo mendesi eshte kaq tragji-komike!!??

  6. Nuk ka asnje ngjashmeri 21 Janari me kete rast. Populli sheh “bythen e vet” se nuk ka e as ka patur ndergjegje per te reaguar masivisht ndaj padrejtesive. Eshte nje popull turme qe vritet mes mes vedi per gardhin apo makinen e gervishtur, popull qe horrin, te korruptuarin, trafikantin e quan te zot, madje ben dhe mitingashin e tyre. Njerez qe mendon se nuk ka asgje te keqe qe droga eshte kthyer ne kryefjale te te rinjve per konsum dhe per trafikim. Kush do studioje e do punoje ne kete dreq vend!? Apo horrat do na caktojne kush do jete krye bashkiak, kush drejtor , kush krye
    Polic apo prokuror, kush shef arsimi apo gjykates e gjithcka tjeter Se kur do i vije fundi kesaj vorbulle te menxyreshme…se kjo mendesi eshte kaq tragji-komike!!??

  7. Analistet dhe mediatiksat vazhdojne ti lepijne bythen udheheqesve te frontit opozitar . Futuni sa me shpejt n qader se fronti po tmerrohet nga fillimi i vettingut .Kot e keni me p[ropagande te pjerdhur plot me genjeshtra ,se populli i ndershem ju njeh mire dhe jua dha pergjigjen ne 25 qershor. E sigurt eshte qe edhe ne 2019 dhe 2021 fronti do i humbi zgjedhjet .

  8. anti kryminel ti je anti njeri je shtaz enverI ,brejtes Qe folen me lesh negjmije e ben:IKNI OR KRYMBA STALINI LINDET KRYMBA EDVINI MBETET:

  9. Bushati ne vazhdimesi i sfidon qeverite dhe per kete duhet te pershendetet sepse gazetar apo analist i madh nuk behesh duke aplauduar ata te cilet kane pushtetin.Nuk ka krahasim mes 21 Janarit dhe Habilajve,sepse me 21 qeveria vrau kater njereze plotesisht te pafajshem ne mes te bulevardit dhe plagosi me dhjetra te tjere.Ne rastin e Habilajve nuk ka as te gervishtur .Por edhe po te ishin vra 4 Habilaj .Rama e Tahiri kane pergjegjesi objektive per kanabisin por mos harroni se ne rastin konkret as vete prokuroret e Tropojes se salihut nuk arrit te gjejne qofte edhe nje prove te bazuar per lidhjet e Tahirit me tregtine e Kanabisit.Po te kishte pergjegjesi penale dhe lidhje me kete tregti Italianet nuk do kursenin Tahirin por do leshonin fletearrest si per keta tjeret.Lufta politike per pushtet nuk fitohet me akuza e etketime por me programe dhe kauza .Shqiptaret jane tejngopur me akuza.intriga,genjeshtra e perplasje.Kater vjete pa rreshtur PD nuk beri asgje tjeter perveqse akuza,etiketime,zhurme,bokote dhe ishim deshmitur ku u katandisen. Me e keqja eshte se keta nuk u mbushen mend dhe nuk reflektojne por vazhdojne te njejtin avaz.Une mendoj se neqoftese vazhdojne do te dalin edhe me keq pas kater viteve.Ndryshe duhet ta kuptojne se ne asnje menyre tjeter perveqse me vota nuk mund te marrin pushtetin.PO te behen ugjedhjet neser Rama do te fitoje me thelle se para tremuajve.

  10. Ari eshte I djathti tipik qe respektohet nga te gjithe . Ari eshte me I zgjuari nga te gjithe analistet sepse thote ate qe ka brenda pa u fshehur dhe justifikuar . Ari mos u ndal nga fyerjet e ndryshme qe gjoja te krahasojne me koken e karit por duhet te behesh zedhenes I opozites.

    1. Ari nuk ka përfituar nga PD, ai është shumë më me dinjitet se ti që përdor fjalë që edhe mes shokësh vetëm halabakët i përdorin si psh edvini në parlament.

  11. Eshte e veshtire te gjesh analiste kurajoze dhe te pamvarur si Ju . Une ju pergezoj , cdo shkrimi Juaj eshte per ata qe kane arsye dhe llogjike , jo per injorante qe banda politike i ka afruar per intresa te ngushta te kontrollit diktatorial . I pari ne liste si nje antikombetar dhe shkaterrimtar i ketij vendi i te ardhmes s e femijve tane eshte pa dyshim Berisha nje injorant shpellar i diplomuar, nje pasqyre e te gjithe te diplomuareve pa arsim te plejades mediokre qe ky ka emeruar ne sistemin e Drejtesise Prokurori dhe Gjykata per t e mundur te shpetoje veten dhe familjen e tij . Rama dhe te tjere me pas nxitur nga oreksi per t e krijuar eliten e te pasurve mediokre ne kete vend , natyrisht u bene pjese e te njetit kazan , ku sot nuk ka asnje force politike qe te mund te mund te perligje veprimtarine kriminale , grabitqare qe kane kryer ne 27 vjet .

  12. Ne 21 janar “Habilajt” tentuan te futen ne Kryeministri me lufte!
    Me Edi Ramen “Habilajt” hyjne ne Kryeministri si ne shtepine e tyre…
    Ky eshte nje dallim, apo jo Andy Bushaty?

  13. Si ne çdo analize te ketij bushatit te gjitha te “keqijat” e Berishes krahasohen me keto 100% te keqija te k.k.k-se! Qe nuk je aq i mençur sa te duket vetja , o Bushat kuptohet lehte, sepse Berisha nuk eshte me ne pushtet qe prej pese vjetesh; analiza behet si po qeveris kkk-ja, e jo si ka qeverisur ai tjetri!! He buçko qe ben propaganden e rrenarrames; ai nuk ka vevoje per rekllame se eshti i pari i gjthe zareve te tije per agjit prop!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *