Presidenti Donald Trump deklaroi se do të autorizojë bërjen publike të dokumenteve sekrete që mund të japin më shumë informacion për vrasjen e Presidentit John F. Kennedy, në vitin 1963.
“Nëse nuk marr ndonjë informacion të ri, do të lejoj si President që të hapen dosjet e (Presidentit) John F. Kennedy, që kanë qenë të bllokuara dhe të klasifikuara sekret për një kohë të gjatë”.
Siç ishte parashikuar në Ligjin e vitit 1992 për Grumbullimin e të Dhënave për Vrasjen e Presidentit Kennedy, pritej publikimi i të gjitha dokumentave brenda 25 vjetëve, nëse presidenti nuk gjykonte se publikimi i tyre do të dëmtonte marrëdhëniet me jashtë, operacionet ushtarake, zbulimin dhe rendin.
Ka më shumë se 3 mijë dokumenta, që nuk janë parë kurrë nga publiku dhe rreth 30 mijë të tjera, që janë publikuar me redaktime.
Shumë studiues të Kennedy-t besojnë se dokumentat e papublikuara mund të kenë detaje për udhëtimin e Lee Harvey Oswaldit, autorit të burgosur të vrasjes së Kennedyt, në Mexico City, disa javë para se të vriste presidentin, përfshirë vizita në ambasadat sovjetike dhe kubaneze.
Osëald u tha hetuesve se vizitoi ambasadat për të marrë viza që të mund të hynte në Bashkimin Sovjetik dhe Kubë, sipas një trupe investigative të njohur si Komisioni Warren.