• |
ide | kryesore

Mesazhi i drejtpërdrejtë i Xhafës sot për Edi Ramën, ku ndryshon ai nga Tahiri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me vendosjen e Partisë Socialiste si barrierë politiko-ligjore përballë dënimit të trafikut të narkotikëve, nuk ka më dyshime se Rama dhe Tahiri janë të pandashëm në këtë çështje. Kryeministri u përpoq të distancohej ditët e para kur plasi skandali, por siç u pa, më vonë ndryshoi qëndrim.
Me lot dhe kërcënime për një “përballje spektakolare në të ardhmen” Tahiri ia doli të sigurojë mbrojtje për vetë, por edhe ta sjellë më afër të vërtetës perceptimin për atë që ka ndodhur.
Askush nuk mund ta quajë më atë “shefin e madh”, që i vetëm arriti t’u garantojë Habilajve rrugën e lirë për trafikun e narkotikëve drejt Italisë. Duke tërhequr Edi Ramën dhe të gjithë deputetët e Partisë Socialiste në përballjen me drejtësinë, Tahiri sot identifikohet vetëm si një nga hallkat e mekanizmit.
Nga ana tjetër, kur Rama vendosi ta bllokojë arrestimin e Tahirit, mori përsipër peshën e akuzave që bien mbi ish Ministrin e Brendshëm.
Fatmir Xhafaj është i vjetër në politikë. E ka të qartë se mungesa e eksperiencës dhe bindja e verbër ndaj Edi Ramës mund ta çojë në të njëjtën rrugë qorre.
Me një mesazh publik, sot e bëri të qartë se nuk do të bëjë të njëjtin gabim diletant të paraardhësit të tij. Në fjalimin që lexoi para policëve, Xhafaj doli nga tema dhe foli për karrierën personale në politikë, duke thënë:

“Dëshiroj të theksoj sot para jush edhe një gjë shumë të rëndësishme për mua: Nuk kam asnjë ambicie personale për karrierë politike përmes ushtrimit të funksionit aktual. Jam plotësisht i realizuar nga kjo pikëpamje, ndaj e vetmja ambicie e ime në ushtrimin e kësaj detyre është një Shqipëri më e sigurtë për të gjithë, një Shqipëri ku nuk kultivohet kanabis”

Me këtë deklaratë, Fatmir Xhafaj konfirmoi edhe njëherë “gabimin” e Tahirit, i cili iu bind verbërisht shefi të tij, për hir të karrierës politike. Një gabim që i ka kushtuar shtrenjtë duke e çuar në bangën e të akuzuarve për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. © Lapsi.al



18 Comments

  1. BANKË I f.
    1. Tryezë e gjatë, zakonisht me syprinë pak të pjerrët, me ndenjëse të lidhur me të, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
    2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali, me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal).
    3. gjeol. shih STOM,~I 2. Bankë mbulese. Bankë kripe.
    * Në bankat e shkollës shih te SHKOLL/Ë,~A. Ulem në bankat e shkollës shih tek ULEM. Në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) në gjyq si i pandehur; në një gjendje të tillë, kur dikujt i kërkohet të japë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a veprimtari të dëmshme

  2. BANKË I f.
    1. Tryezë e gjatë, zakonisht me syprinë pak të pjerrët, me ndenjëse të lidhur me të, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
    2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali, me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal).
    3. gjeol. shih STOM,~I 2. Bankë mbulese. Bankë kripe.
    * Në bankat e shkollës shih te SHKOLL/Ë,~A. Ulem në bankat e shkollës shih tek ULEM. Në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) në gjyq si i pandehur; në një gjendje të tillë, kur dikujt i kërkohet të japë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a veprimtari të dëmshme

  3. Sa bukur i interpretoni kto lajmet mo,ashtu sic jua ka qefi juve.Te mjeret ne per kto media qe kemi as nje lek nuk vlejne.

  4. Ca jan kto portale, tjetri thot se cfare do te arrihet ne kto kater vite kto bejn analiza sipas deshires.

  5. O zot si jeni bere te gjithe si palaco qe japin shfaqje,u be dhe ky lapsi si palacot e tjere.Tjetri del e flet aty per detyren e tij ne kryeministri dhe ju flisni per tjeter gje.

  6. Ministri i ri e ka tregrua shume mire se sa i afte eshte te punoj dhe ato qe ka premtuar deri tani i ka mbajtur. Keshtu duhen politikanet

  7. Me fakt me njihemi paska si popull thashethemaxhi se vdesim per fjale por dhe te marresh nje fjali nga 2 faqe fjalim e ta interpretosh per ceshtje qejfi kete nuk e kuptoj. Mir qe e lexova dhe fjalimin e plote nga kurioziteti se ateher te komplimentoja Lapsi se do te kisha besuar.

  8. Ndonje dite kur te keni kohe ju te portalit bini dakord me realitetin se po I ulni vlerat faqes qe me pare lexohej me kenaqesi per informacionet qe jepte ndersa ju po e beni bajat fare lat nam

  9. Lëvizjet në policinë e shtetit jane bere me qëllimin e vetëm për të pastruar nga rradhët e policisë personat e korruptuar ose të paaftë. Kjo eshte bere per te permisuar policine ne te gjitha nivelet

  10. Ai del e flet per nje detyre qe po ben dhe ate cka do te realizoje si minister ju shkoni dhe e interpretoni sipas interesit tuaj,po kush eshte ai idiot qe i beson kto cfare shkruan lapsi,duket qarte se sa e keni shtremberuar ju kete lajm.

  11. O nuk kuptova une gje nga ato qe keni shkruar ju ose seriozisht ja paskeni fut me top per keto lajmet. Po shkruaj mor burr a grua ca je te verteten se terheq me shum ndjekes faqja,ta siguroj

  12. Duhet me qen si ky papagalli me shum emra qe te dali komentet ne kte faqe. Jan mobilizu papagajt si per zgjedhje…keq puna.

  13. O njerez te semure qe jeni per ke 5. Boni noi lek pune se po ngordhni per buke. Ata qe mbroni dhe shani ju jua kane futur deri ne fyt. Pranaj nzirreni ate qe ju kane rrase nga fyti e dilini ne rruge e protestoni se edhe 4 vjet ne fyt keni per ta majt …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *