• |
ide | kryesore

PD: Frika që ka Rama është arsyeja që Tahiri ka ende imunitet  

Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Saimir Tahirit nuk iu hoq imuniteti me urdhër të dhënë nga Edi Rama. Sipas Alibeajt, anëtar i Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, nëse Tahiri do të dënohej, do të merrte me vete edhe Edi Ramën, falë provave të rënda që ka për të.

Sipas PD-së, Rama i dha kohë Tahirit të zhdukte provat në shtëpi dhe ministri.

DEKLARATA:
Provat e paraqitura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për arrestimin e Tahirit janë jo vetëm bindëse por tronditëse. PS në komisionin e mandateve me urdhër të Edi Ramës nuk e la drejtësinë të funksionojë. I dha kohë Tahirit të zhdukë çdo provë, në shtëpi dhe ministri. Pakti është që Tahiri t’ia hedhë pa u lagur që të shpëtojë Rama dhe të tijtë. Tahiri në rënien e tij do të merrte me vete edhe Edi Ramën, për shkak të dëshmive dhe fakteve të rënda që ka për të.
Edhe pse drejtësia italiane solli mijëra faqe ai u mor sërish në mbrojtje nga Edi Rama. Historia është e thjeshtë, parlamenti gjykon vetëm legjitimitetin dhe ligjshmërinë e kërkesës, nuk pranon dhe gjykon prova, sepse nuk është gjykatës. Në asnjë ligj nuk është thënë që duhet të paraqiten prova. Parlamenti gjykon politikisht dhe jo si gjykatë.
E vërteta e Saimir Tahirit është se në dijeninë e plotë të tij me bekimin e Edi Ramës ishte kapiteni i narkoshtetit. Ai u bë ministër i Brendshëm nga Rama si garanci për kriminelët.
Rama ka dy standarde për drejtësinë, një për Tahirin dhe një për qytetarët e thjeshtë. Rama nuk e lëshon Tahirin se janë bashkëpërfitues. Rama ka rënë, është në fuqi vetëm kupola mafioze. Shqiptarët nuk kanë çfarë të presin më për të marrë në dorë fatet e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *