• |
ide | kryesore

Prap kanabis në Rinas/ A do t’i shkarkojë Rama drejtuesit e policisë siç premtoi?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama u përbetua në takimin me drejtuesit e policisë se kësaj radhe e ka seriozisht me luftën kundër drogës. Në fjalimin për fillimin e ri foli për ndëshkimin e policëve, duke dhënë si shembull kultivimin e kanabisit në Rinas.
“Unë i përshëndes dhe inkurajoj masat radikale. Nëse sot policia zbulon parcela me kanabis në Rinas, i gjithë zinxhiri aty duhet shkarkuar. Kjo është e qartë, i gjithë zinxhiri!” tha kryeministri në Ministrinë e Brendshme.
Si për ters, policia e Tiranës njoftoi arrestimin e 7 personave që kultivonin kanabis pranë pistës së Rinasit. Veç kultivimit, pranë Rinasit u zbuluan edhe tunele ku ruhej kanabisi, mes Valiasit dhe Fushë-Prezës.

Kanabisi është mbjellë pranë Rinasit dhe nën hundën e policisë. Premtimi i Ramës është i freskët dhe goditja e kultivuesve të drogës u bë disa orë pas deklaratës së tij.

Mbetet për t’u parë nëse zinxhiri drejtues i Policisë së Tiranës, që drejtohet nga Ardi Veliu do të shkarkohet nga detyra, apo edhe në këtë rast, Ministria e Brendshme do të vazhdojë traditën e vendosur nga Tahiri?



3 Comments

  1. Po të bëheshin punët e qeverisë si zbatim i porosive krye/ministrore nga paraditja në pasdite, njerëzimi do kishte gjetur të gjitha përgjigjet që e mundojnë prej shekujsh, por jo prej qindra apo mijëra syresh, gjatë të cilave nuk janë nënshtruar dot shqiptarët (siç pretendoi dje pretendentja për KM, që nuk e denjon zonjën e parë), përveçse kanë qenë pushtuar parreshtur si ilirë (nga shek II p.K deri në shek XI) dhe arbër (shek XI-XIX) deri sa iu doli në dritë emri shqiptar (shek XVI, në rastin më të hershëm) dhe Shqipëri (shek XVIII-XIX). Apo jo i (pa)ditur laps?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *