• |
ide | kryesore

Pse Rama vendosi ta mbrojë Saimir Tahirin nga selia e Partisë Socialiste

Arkiva, Lajme, Të fundit



Me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale, Edi Rama njoftoi se e shtyu për ditën e hënë mesazhin e zakonshëm të së dielës, që ka të bëjë me çështjen “Tahiri”. Në fakt ajo që ka rëndësi nuk është koha, por vendi ku ka zgjedhur të flasë kryeministri për Tahirin, të cilin ka vendosur ta mbrojë nga arrestimi.
I rrethuar nga deputetët socialistë në mbledhjen e grupit, Edi Rama kërkon të japë idenë se ky nuk ka qenë vendimi i tij personal. Duke e shpërndarë peshën e fajit në të gjithë selinë e PS-së, Rama lehtësohet vetë nga akuzat që i bëhen, se Saimir Tahiri ishte thjesht zbatuesi i urdhrave dhe se paratë e trafikut të narkotikëve u përdorën për fushatën e 25 Qershorit.

Në fakt, bekimi që do të marrë nesër Saimir Tahiri nga selia e PS, i jep një sens llogjik të gjitha dyshimeve, se ku shkuan miliona eurot që u fituan nga kanabisi. © Lapsi.al



1 Comment

  1. Rama han mut kot. Nese Zagani (si njeri i lire tashme) dhe permend Tahirin ne Prokurori, Prokurorise i lind e drejta ta arrestoje ne flagarance dhe ska nevoje te kerkoje leje ne parlament! Ky eshte komplet kar bidivi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *