• |
ide | kryesore

Xhiroja e drogës/ Habilajt qarkulluan 300 milion euro në 4 vjet

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga dosja e italianëve që ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mësohet se grupi kriminal i Moisi Habilajt ka dërguar në brigjet italiane nga vitit 2013-2017 rreth 30 tonë drogë kanabis sativa, raporton “Abc Neës”.
Llogaritet që Habilajt të kenë qarkulluar rreth 300 milion euro drogë në 4 vitet e fundit.
Gjatë biseda të përgjuara dhe të bëra publike tashmë nga gjykata e Katanias, anëtar të këtij grupi shqetësohen për mjetet të siguruar mjete të shpejta lundruese me tre motor, të cilët konsiderohen edhe si gomone oqeanike. Vetëm në dy aksionet e fundit të kryera në Itali e në Shqipëri, grupit që udhëhiqej nga Moisi Habilaj e Florian Habilaj dhe anëtarve të tjerë, Nezar Seiti, Meriadian Suluaj e Armando Sulaj, iu sekuestruan në total rreth 8 tonë drogë.
Nga përgjimet rezultoi se vëllezërit Habilaj flasin edhe për ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri që sipas tyre fiton 5 milion euro në muaj dhe këto para i përdor për fushatën e Partisë Socialiste.



1 Comment

  1. i pa pare zagari i kriminelit ruqi edvin rama e spiunit xhafa mbron krymbin e ruqit tahiri si te ishte vekkau krym i tij olsi,ju ka lidhur duar e kemb krim sa o ikni te gjith ne birruc o do te digjni shqiperin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *