• |
ide | kryesore

A mund të arrestohet Hashim Thaçi nëse shkel në Serbi?

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë para betimit e dekretimit të gjykatësve e prokurorëve serbë për të punuar në Gjyqësorin e Kosovës të paralajmëruar për të martën, medie serbe janë përkujdesur për të publikuar, sërish, tekstin e aktgjykimit ndaj kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, shpallur në mungesë në vitin 1997 nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë e cila atëherë vepronte nën juridiksionin e Serbisë.

Me këtë aktvendim Thaçi ishte dënuar me 10 vjet burgim, për siç thuhej, terrorizëm e më pas kundër tij janë ngritur edhe aktakuza të tjera, ndërsa në vitin 2002 Serbia kishte shpallur edhe fletë arrestin ndërkombëtar me dyshimin se ai kishte kryer gjenocid, transmeton Koha.net shkrimin e portalit nga Beogradi srpski telegraf.

Siç ishte shkruar në fletë arrestin, përcjell ky portal, MPB e Serbisë, në bazë të urdhëresës së Gjykatës së Qarkut të Prishtinës, “ndjek terroristin, Hashim Thaçin, të quajtur “Gjarpri” lindur në Brojë nga babai Haxhi”.

Image

Theksohet se Thaçi është pjesëtar i “bandave terroriste separatiste shqiptare dhe komandant i të ashtuquajturës Drejtori politike e Shtabit kryesor të UÇK-së”.

Në fletë arrest shkruan se ai “ka marrë pjesë disa herë në sulmet terroriste ndaj pjesëtarëve të policisë në Gllogovc për ç’shkak nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë në korrikun e vitit 1997 është dënuar me dhjetë vjet burgim.

Thaçi, sipas thënieve të aktakuzës kohë pas kohe lëviz nga nëpër Austri e Zvicër, ndërsa në territorin e Kosovës vjen përmes kalimeve ilegale me Shqipërinë.

Në fletë arrest qëndron ftesa për qytetarët që nëse e njohin, ta paraqesin në stacionin më të afërt të policisë. Aty është edhe vërejtja se ai lëviz i armatosur dhe se është i gatshëm të përdorë armën e zjarrit.

Duke u bazuar në këtë fletë arrest, ky portal shkruan se sikur Hashim Thaçi të shkojë në Serbi, ai me siguri do të arrestohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *