• |
ide | kryesore

Alarmi i Greqisë: Shqipëria bazë për drogat e forta, prodhuesja më e madhe e kanabisit në Europë

Arkiva, Kryesore



Droga shqiptare është problem real për fqinjët. Italia duket e dorëzuar. Nuk i ndalon dot tonelatat me drogë që po pushtojnë brigjet e saj. Kreu i antimafias, Franko Roberti, u kërkoi autoriteteve ta legalizojnë, si rrugë për të luftuar grupet e narkotrafikut dhe për të ndaluar kanabisin shqiptar. Në të kundërt, kërkoi betejë në çdo front, me të gjitha mjetet.

Greqia gjendet në të njëjtën pozitë.

Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës, Kostas Panagiotopoulos u ra të shtunën këmbanave të alarmit.

“Greqia është një vend që prodhon sasi të papërfillshme kanabisi dhe një destinacion për ngarkesat që vijnë na jashtë për konsum të brendshëm, por edhe për pikë tranziti për substancat drejt vendeve të tjera të BE, që vijnë kryesisht nga Shqipëria”, deklaroi ai për agjencinë shtetërore Amna.

A është vetëm kanabisi droga që tregton Shqipëria?

“Shqipëria fqinje është një “pikë grumbullimi” për heroinën, e cila transportohet nga grupet kriminale shqiptare në destinacione të ndryshme, përfshirë Greqinë”, thotë Panagiotopoulos.

“Shqiptarët – shton ai – janë të përfshirë edhe në trafikun e heroinës.

Por Shqipëria është edhe bazë për kokainën. Një laborator për përpunimin e saj u zbulua në vitin 2015 në Elbasan. Kreu i Departamentit të Antidrogës në Prokurorinë e Atikës sheh një rritje të aktivitetit.

“Kur bëhet fjalë për kokainën, përfshirja e shqiptarëve është në rritje të vazhdueshme. Shqipëria është bërë një pikë kyçe e shpërndarjes së kokainës së destinuar për në tregjet europiane dhe shërben si një vend grumbullimi, veç rolit të saj në trafikun e heroinës”, deklaron ai.

Shqiptarët përbëjnë edhe grupet më të sofistikuar të trafikut të kanabisit. Ata bashkëpunojnë me trafikantët grekë.

“Pjesa më e madhe kanabisit të prodhuar në Europë vjen nga Shqipëria, përmes vendeve të saj kufitare, Greqia e Italia. /Marrë me shkurtime nga AMNA – Përgatiti Lapsi.al



4 Comments

  1. lajm i fresket …………..vari t..edhe ne analizat e policise greke dallohet qarte per dashurine madhe per shqiptaret.hedhja e fajit tek tjeret esht nje metode e idioteve.ne qofte se shqiperia esht qender e drogave te forta ku u kapen 2 ton heroine ?cfare kombesie kishin ata qe u kapen me skafin me 1,7 ton kokaine ne brigjet e spanjes?ku u kap anija plot me arme?,ku u gjet fabrika qe prodhonte ekstaszi per isisin?shqiptaret tani kan filluar te kerkojne pjese nga tepsia .

  2. Shqiptaret qe dikur prodhonin raki e gliko e e pane qe nuk eshte pune kjo. Koha e kurvave per itali pothuajse ka mbaruar. Pjesen e luanit nga pazari i armatimeve qe dolen rrugeve ne 97, e kane ngrene qeverite me rradhe, shumicen ai drogaxhiu pa u ndjere e pa bere zhurme i dha rruget e Afrikes, pjesen qe ngeli e harxhoi doktor zhurmemadhi qe i plasi edhe bomba ne dore. Per keta te rinjte mbeti ose hashashi dhe transporti i asaj te bardhes nga pjesa e lacave e cobaneve qe e bene jeshil shqiperine, ose per bijte e klases se vjeter te shkolluar nga Evropi shitja e bythes me ane te koncesioneve qe do ia shikojme sherrin ekonomikisht nja 50 vjet pasi te shkrihet kjo fare e keqe. Fiks sic po ia shikojme sherrin Aeroportit te rinasit ka 20 vjet ku nje bilet ben 5 here me shume se ne Shkup e Podgorice. Prandaj Ikni sa nuk eshte vone o shqiptare

  3. Po pse beheni ,kur nuk jeni ne te vertete ,antishqiptar, vetem e veten per te denigruar pa asnje te drejte kryeministrin e vendit tuaj ,atdheun tuaj per interes te nje idioti politik si Sali Berisha e te politikes antishqiptatre te fashisteve Greke. Turp tju vije perte tilli artikuj qe botoni ju te Lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *