• |
ide | kryesore

Alarmi i Policisë: Kujdes në internet, po vidhen shumë llogari bankare

Arkiva, Të fundit



Policia e Shtetit bën me dije se kohët e fundit është konstatuar një rritje e numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit.

Informojmë qytetarët dhe subjektet private se nga strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por dhe evidentimin dhe goditjen e autorëve për rastet e ndodhura.

Duke u nisur nga fakti se këto ngjarje kanë si qëllim vjedhjen e fondeve të llogarive bankare nëpërmjet mashtrimit u kërkojmë qytetarëve dhe subjekteve private, të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre bankare në mjediset e jetës së përditshme por edhe kur marrin kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodhen duke lundruar në internet.

Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme nga ato që i kryeni zakonisht, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi (telefon, faks etj.) nëse llogaria e re i përket vërtetë partnerit tuaj tregtar.

Gjithashtu kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

Ju bëjmë me dije qytetarëve dhe subjekteve private se Policia e Shtetit është në dispozicion të tyre dhe për çdo paqartësi apo dyshim të drejtohen pranë strukturave të saj. Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e tyre, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme pranë strukturave tona”.- shkruhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu deklaron policia, kujdes duhet të bëhet me dhënien e kodeve të hyrjes për llogaritë e tyre të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *