Një ministër tjetër po përflitet për lidhjet e tij me Habilajt, grupin kriminal të Vlorës. Një denoncim i mbërritur pranë ish kryeministrit, Sali Berisha thotë se bëhet fjalë për Ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Ky ka qenë edhe drejtues politik i Partisë Socialiste në Vlorë dhe ka drejtuar fushatën.
“Gjiknuri ne tepsi! I filmuar duke i dhene para Habilajt ne fushate per te blere votat!” shkruan Berisha.
Në mesazhin që i ka ardhur ish kryeministrit thuhet se “Habilajt uleshin per dreka dhe darka me Damian Gjiknuri ne Vlore. Madje Habilajt kane edhe regjistrime duke i ofruar para ne dore D.Gjiknurit”.
Habilajt janë kushërinjtë e Saimir Tahirit, të cilëve ai iu shiti makinën Audi me targa AA 003 GB. Sipas denoncimit të ish drejtorit të Antidrogës, Zagani ata përdornin makinën e ministrit për të bërë trafik droge. Denoncimi i kushtoi Zaganit detyrën dhe ai u burgos. Për t’i shpëtuar gjykimit u arratis jashtë, ku përfitoi azil politik në Zvicër.