• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Sekretari i Ramës udhëtim sekret në Itali, po blen një zyrtar për çështjen ‘Tahiri’

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka shkuar në Itali me qëllim bindjen e një eksponenti të lartë të drejtësisë italiane për të bërë një deklaratë lehtësuese për Saimir Tahirin.

Në Facebook Berisha shkruan se Agaçi po tenton që të lehtësojë akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri.

Qytetari dixhital shkruan se Agaçi ka udhëtuar drejt Italisë me qëllim që të ‘blejë’ një deklaratën e një ish-prokurori italian.

STATUSI I SALI BERISHËS:

Sekretari i pergjithshem i mafies qeveritare, don Agaçio ne tratative me nje eksponent te larte te drejtesise italiane per deklarata lehtesuese per Tahirin!

“Pershendetje doktor. Don Agacio siç e quan ti me te drejte Engjell Agacin, ishte ne nje udhetim sekret ne Itali, per te cilin une dhe ju njoftova tre dite me pare. Burimi qe me informoi per udhetimin ka marre vesh se detyra e tij ka qene per te blere ndonje deklarate nga nje ish prokuror i njohur i Italise emrin e te cilit sapo ta marre vesh do te jua nis. Personi qe me i informoi ka si burim vet Agaçin, cherche la femme e kupton vet ti doktor! me respekt per ju..”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *