• |
ide | kryesore

Ekzekutimi i shqiptarit në Itali, hetohet për përplasje bandash për prostitucion

Arkiva, Lajme, Të fundit



39-vjeçari, Shpëtim Frashëri është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në Torino si pasojë e përplasjes mes dy bandave shqiptare për çështje prostitucioni.

Kjo është hipoteza që ngre prokurori italian. Sipas mediave italiane, policia është vënë në ndjekje të dy personave si autorë të dyshuar.

Mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate, dy persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë ndaj shqiptarit 39-vjeçar të njohur me nofkën “Çimi”.

Shpëtim Frashëri mbeti i plagosur rëndë në atentat. Ai u dërgua në spital, por pa mundur të mbijetojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *