• |
ide | kryesore

Lubonja ndihem i poshtëruar nga arroganca e çiftit Rama- Tahiri

Arkiva, Kryesore



Shfaqja e Tahirit dhe e deputetëve socialistë në komisionin e imuniteteve është sipas publicistit Fatos Lubonja një ngjarje që fyen dhe poshtëron çdo qytetar të ndershëm. Ai analizon përballjen me provat dhe arrogancën socialiste në komision: “Si qytetar, duke parë atë shfaqje, u ndjeva disa herë i fyer dhe i poshtëruar. U ndjeva kështu sepse pashë një njeri, për të cilin ka prova mëse të mjaftueshme për t’a quajtur bashkëpunëtor me kriminelët, të sillej përpara njerëzve të drejtësisë me një arrogancë dhe siguri të frikshme për çdo njeri që ka shpresë se në këtë vend mund të ketë një çikëz drejtësi. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse pashë deputetë, që pretendojnë se janë intelektualë apo mbrojtës të të drejtave të njeriut, të bëhen një me këtë njeri. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar edhe më shumë, duke parë një turmë të organizuar për ta pritur jashtë me brohorima, sikur ky sapo të ishte kthyer nga fitimi i ndonjë trofeu sportiv dhe jo sikur të ishte njeriu i akuzuar se ka kthyer shtabin drejtues të policinë në bandë kriminale, që është përgjegjës minimumi për mbulimin e aktivitetit kriminal të një bande shumë të rrezikshme, që është direkt dhe indirekt përgjegjës edhe për tërë ata të rinj, që futen në rrugën e trafikimeve dhe vrasin çdo ditë njëri- tjetrin në rrugët e Shqipërisë. U ndjeva i fyer dhe i poshtëruar sepse nuk pashë një gazetar t’u afrohej këtyre njerëzve dhe t’i pyesë se përse ndiheshin kaq krenar për një njeri, mbi të cilin rëndojnë akuza kaq të rënda”, shkruan Lubonja për Panorama.

Dhe pasi analizon shfaqen e shëmtuar parlamentare, Lubonja del në konkluzionin: “Këta njerëz, që arrijnë deri këtu, mund të shkojnë edhe më tej për të mbrojtur pushtetin e tyre që u jep garancinë se provat që i inkriminojnë nuk do të dalin në dritë. Sepse krimi ndjell krimin, humnera ndjell humnerën. Historia jonë na e ka provuar mëse një herë këtë.

Më tej Lubonja shpjegon edhe alibinë që po përdorin këto ditë në unison kriminelët dhe socialistët: “Ja përse ata i bien refrenit nuk ka prova. Sepse pushtetin e kanë kriminelët, edhe mbi Policinë, edhe mbi Prokurorinë, edhe mbi Gjyqësorin. Dhe ky është absurdi në këtë histori. Kriminelët na thonë: ok, ju e dini që ne jemi kriminelë, edhe ne e dimë që jemi të tillë, por s’keni prova të na e vërtetoni. Që t’ua provosh duhet t’u marrësh pushtetin, por që t’u marrësh pushtetin, duhet të kesh paratë e tyre të pafundme që i sigurojnë nga krimi. Përndryshe, po të guxosh t’u nxjerrësh ndonjë provë, të bëjnë qindin, të thonë gënjen, maskara, kjo nuk është provë”, shkruan ai.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Mbi cilen drejtesi ore Fatos,vetem syzet tua nuk e shihin se segmenti me i korruptuar sot ne Shqiperi eshte drejtesia.Edhe ata qe e denuan babain tend dhe te perdoren ty si deshmitare bashkepuntor per ta fundosur baben thirreshin ne drejtesi.Vertete eshte apsurde dhe veshtire e kuptueshme si nje njeri qe ka pesuar nga padrejtesia te cilin a kane shty te deponoje edhe kundra te jatit mund te aplaudoje drejtesise qe kerkon pa asnje prove te arrestohet njeriu pa asnje prove relevante,vetem pse disa argate politik te atij qe i ka sjelle aty ku jane kane bindjen (as indicje)se Tahiri ka mund te jete pjese nje grupi.Hej hiqi at makth te poshtrimit nga shpirti.Ti me makth e peshe te rende ne ndergjegjeje je qe nga rasti i deponimit kunder babait qe e derguan ne pushkatim.Ndjeje vertete keqardhje per ty por si mund te mbroshe kete drejtesi e cila eshte e njejta qe nuk pati as bindjen se nje kryeminister dhe nje minister i brendshem vrane diten per dielli 4 vete ne mes te bulevardit.Ore edhe regjimet diktatoriale qe vrane mijera njereze perdoren drejtesi.Ne asnje vend demokreatik te botes nuk burgosen njerezit ne baza te bindjeve as indicjeve.Hiqi syzet e makthit dhe poshtrimit dhe shiko realitetin .NUk eshte kjo koha e Enver Hoxhes.Ne amerike thone me mire te shpetojne 100 fajtore se sa te denohet 1 i pafajshem.Kthjellou Lubonja se ne kete rast nuk eshte derdhe asnje pike gjaku dhe nuk po i ndale askush prokuroret madje po i ftojne te hetojne dhe te sjellin prova.Tahiri si minister i brendshem ne keto 4 vjete ,sado te hidhet perpjete ,une mendoj se ka pergjhegjesi politike per perhapjen e kanabisit dhe mosluftimit me ebnergjik te krimit,por te kerkojne burgosje ne baze te bindjeve ata qe nuk burgosen as vrasjet masive qe i pane live gjithe shqiptaret e ti te ndjehesh i poshtruar?!Me fal por vetem miopet dhe njerezit me qellime te caktuara ,te mos them te poshtra,mund te ndihen si thua ti.

    1. Zoti Avokat,
      Me rrespektin e nje njeriu qe nuk ju njoh desha te jap opinionin tim ne lidhje me komentin tuaj .
      Nuk ke di sa relevant eshte sot te flisni mbi Fatos Lubonjen , shkuaren e tij apo edhe mekatet. Nuk eshte relevant kush e ka shkruar kete artikull. Tema eshte diku tjeter. Mos e ktheni personale.
      Gjendja ne Shqiperi dhe vetkuptushmeria arrogante per te mbrojtur anetaret e vet ose ishanetaret ne cdo lloj situacioni e qeverise Rama eshte e frikshme. Ketu fillon diskutimi. Flm

  2. Mbi cilen drejtesi ore Fatos,vetem syzet tua nuk e shihin se segmenti me i korruptuar sot ne Shqiperi eshte drejtesia.Edhe ata qe e denuan babain tend dhe te perdoren ty si deshmitare bashkepuntor per ta fundosur baben thirreshin ne drejtesi.Vertete eshte apsurde dhe veshtire e kuptueshme si nje njeri qe ka pesuar nga padrejtesia te cilin a kane shty te deponoje edhe kundra te jatit mund te aplaudoje drejtesise qe kerkon pa asnje prove te arrestohet njeriu pa asnje prove relevante,vetem pse disa argate politik te atij qe i ka sjelle aty ku jane kane bindjen (as indicje)se Tahiri ka mund te jete pjese nje grupi.Hej hiqi at makth te poshtrimit nga shpirti.Ti me makth e peshe te rende ne ndergjegjeje je qe nga rasti i deponimit kunder babait qe e derguan ne pushkatim.Ndjeje vertete keqardhje per ty por si mund te mbroshe kete drejtesi e cila eshte e njejta qe nuk pati as bindjen se nje kryeminister dhe nje minister i brendshem vrane diten per dielli 4 vete ne mes te bulevardit.Ore edhe regjimet diktatoriale qe vrane mijera njereze perdoren drejtesi.Ne asnje vend demokreatik te botes nuk burgosen njerezit ne baza te bindjeve as indicjeve.Hiqi syzet e makthit dhe poshtrimit dhe shiko realitetin .NUk eshte kjo koha e Enver Hoxhes.Ne amerike thone me mire te shpetojne 100 fajtore se sa te denohet 1 i pafajshem.Kthjellou Lubonja se ne kete rast nuk eshte derdhe asnje pike gjaku dhe nuk po i ndale askush prokuroret madje po i ftojne te hetojne dhe te sjellin prova.Tahiri si minister i brendshem ne keto 4 vjete ,sado te hidhet perpjete ,une mendoj se ka pergjhegjesi politike per perhapjen e kanabisit dhe mosluftimit me energjik te krimit,por te kerkojne burgosje ne baze te bindjeve ata qe nuk burgosen as per vrasjet masive qe i pane live gjithe shqiptaret e ti te ndjehesh i poshtruar?!Me fal por vetem miopet dhe njerezit me qellime te caktuara ,te mos them te poshtra,mund te ndihen si thua ti.

  3. Provoje ti o avokat te kalosh kufirin me makinen e rrgjistruar ne sistem me emrin e dikujt tjeter pa prokure ose autorizim te poseduesit dhe shikoje ne se e kalon, po ktu verte eshte gallat e madhe . Ne se prokuroret merkan guximin te kerkojne arrest “pa prova ” e fakte per nje deputet te partise ne pushtet kush e di çte punojne ty edhe mua mor qyq. Je edhe avokat zotrote duhet ta dish se ligji i ka percaktuar edhe modalitet per ata qe arrestojne dhe arrestohen ne menyre te paligjshem qofte edhe ne shpi.Po te ne kshu ka qene e do jete ca shmangen me raporte mjekesh ca me vote deputetesh .Kurse zotrote i hakerrehesh Fatosit …

  4. Ke pyetur veten ndonjehere ore Lubonja si ndihemi na njerezit normal kur te shohim dhe degjojme se si atiketon e fyen njerezit tjere dhe si ndane lekcione ndershmerie e morali ti qe me gojen tende kontribove dhe e dergove babain tend ne pushkatim.E din ti sa keq dhe te poshtruar ndjehet secili prind dhe femije dhe si na rrotullohet lukthi sa na duhet te ngritemi dhe ta ndrrojme kanalin e TV-se.E sheh pra se njeriu ne vend qe te ndjehet i poshtruar nga trathetia ndaj prindit e iritojne bindjet e disa pseudo prokuroreve politikisht te instrumentalizuar.Nuk thuhet kot se njeriu ne synin e tjetrit e sheh qimen ndersa ne te vetin as traun.

    1. frika dhe paraja po vrasin kombin.shqetesohen pse faktet njerezit i denoncoin te berisha e jo te institucionet.se eshte ivetemi qe nuk e njeh friken

  5. Edhe ky e paska inatin me vettingun me duket.Shyqyr qe jane ShBA qe iniciuan reformen ne drejtesi ,Vettingun dhe Spak qe do spastroje gjithe llumin e ndyre ne drejtesi ,politike ,ekonomi dhe mediat e dhjera .ShBA kane te miren qe nuk pjerdhin per asnje politikan shqiptar ,gjyqtar apo prokuror ,gazetar apo analist .Respekte vetem per Z .Ngjela qe eshte nga te paktet qe shpreh te verteten.

  6. avokat-ti po avokat i qenefit te stalinit e negjmijes ,pa kurrizor.ke vrau berisha me 21 janar. i ftoi ata ai te sulmonin poplicin.ti je nji bastard si tahiri,rama,doshi,roshi.ku e quat bllokun e metes ne prapanic jua futi ty e rames monika.dy kriminel thua e marrin veturen e skafin e ministrit.po me duket ruqi e xhafa jo ne prapanic por ne tru shkerdhy ju kan.

  7. liridon mbaja ramas e tahirit se roshi nuk te perdhunon me ne grup,ti i takon grupit pa kurrizor qe pranon perdhunimin si lubonja se je nji morr.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *