• |
ide | kryesore

Rama në grupin e PS: Nuk dija çfarë bënte Saimiri me policinë!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edi Rama do të bëjë publik vendimin e tij për kërkesën e prokurorisë për ta arrestuar Saimir Tahirin. Fjalimin e tij në selinë e PS-së e ka nisur me pyetjen: “A është i pafajshëm Saimir Tahiri?” për të vazhduar me pohimin se pas prindërve të Tahirit ai është njeriu që do më shumë pafajësinë e Tahirit, por duke pranuar se ai nuk është nëna e Tahirit.
Në vazhdim Edi Rama foli për distancën që ka mbajtur me Saimir Tahirin, duke i dhënë mundësinë ta ushtronte mandatin me fuqinë e tij të plotë. Rama tha se nuk e ka pasur asnjëherë numrin e Artan Didit apo të Haki Çakos. Nuk ka ndërhyrë kurrë për ndonjë shef policie dhe të gjitha ankesat e qytetarëve ia ka kaluar Tahirit në telefon duke i dhënë të gjithë besimin.
Me këto deklarata Rama është distancuar nga gjithçka ka ndodhur në 4 vitet e shkuara në Ministrinë e Brendshme duke ia lënë Tahirit meritën e arritjeve dhe peshën e fajit./Lapsi.al



1 Comment

  1. TALLU RAMA ME DELET;LOPET;DERRAT E GICAT DHE NE FUNDkazanet,nuk e meritojn ndryshe.ti din qfar brek vesh dash peza e bushati me erionken kur beni katershe,ti din qe jasteku i griseldes esht femij,ti e din qe blloku i mets ishte bllok por si bastard qe je e kokpalare per karrik i harron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *