• |
ide | kryesore

Reagon Basha pas përjashtimit të Tahirin nga PS: Po kërcënohet dhe shantazhohet drejtësia për ta mbrojtur

Arkiva, Të fundit



Kryedemokrati Lulzim Basha reagon menjëherë pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për Saimir Tahirin. Ndërsa Rama e përjashtoi atë nga të gjitha funksionet brenda PS që të hetohet si deputet i lirë, kreu i PD-së iu drejtua me një thirrje të hapur BE e SHBA-ve, sigurisht jo për këtë çështje. Basha u ndal tek ato deklarata, që i quajti kërcënime të hapura ndaj prokurorëve.

Fushata e kërcënimeve dhe sulmeve që Edi Rama, Fatmir Xhafa, Saimir Tahiri dhe shumica në pushtet kanë ndërmarrë prej tre ditësh ndaj prokurorisë dhe sistemit të drejtësisë është një lojë e rrezikshme për gjunjëzimin e drejtësisë dhe thellimin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Nëse politikanë nën hetim për lidhje me trafikun e drogës si Saimir Tahiri lejohen të kërcënojnë dhe shantazhojnë drejtësinë, në Shqipëri do të thellohet sundimi i krimit dhe korrupsionit. Tahiri duhet t’i nënshtrohet ligjit si çdo qytetar tjetër dhe nuk duhet të mbrohet nga imuniteti parlamentar dhe nga mbrojtja politike e shumicës në pushtet
.” – shkruan Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *