Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.
Nuk dihet për çfarë kanë biseduar dy diplomatët me njëri-tjetrin, por mendohet që në fokus të bisedës të kenë qenë përgjimet e antimafias italiane për dosjen ‘Habilaj’, ku del i implikuar edhe Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm.
Cështja e imunitetit të tij shkon në Kuvend të mërkurën dhe pritet të shkaktojë debate të ashpra, në një kohë kur mazhoranca ka deklaruar hapur votën kundër heqjes së imunitetit, akt që i hapte rrugë arrestimit të Tahirit.
© LAPSI.al
Luja eshte ne tave per vete. Leket kane ikur per fushaten e Klintonit, prandaj nuk ndjehet gjekundi. Nuk shahet Trumpi kot sa per te kalu kohen
Mos ja @@ni nonen muhabetit tani se lat nom . Kto “scoop” jan tamon gazetari e frontit.
Ka vajtur ti mbylle gjerat.do japin ca miliona euro tek ambasadori italian dhe ca te tjera tek shefi i antimafias dhe historia mbyllet.