• |
ide | kryesore

Skandali/ 3 futbollistë i dërgonin foto nudo zyrtares së federatës

Arkiva, Sport



Një skandal seksual trondit kombëtaren e Suedisë përpara ndeshjeve playoff që dok të luajë në nëntor me Italinë. Gunilla Axen, një futbolliste e kombëtares suedeze në vitet “80 dhe më pas pjesë e Federatës Suedeze të Futbollit ka akuzuar 3 lojtarë se e kanë ngacmuar seksuaolisht duke i dërguar foto nudo.
“Pasi u largova nga futbolli u bëra pjesë e federatës duke punuar për 17 vite, por nga viti 2003 deri në 2010-ën pata ngacmime seksuale. Kjo nuk më ka ndodhur vetëm mua, por edhe dy femrave të tjera. 3 lojtarë të kombëtares, të cilët ishin mjaft të rëndësishëm në atë kohë, më kanë dërguar foto nudo. Një mëngjes kam marrë një mesazh me një foto nudo, ku shkruhej “Mirëmëngjesi Gunilla”, – ka rrëfyer ish-futbollistja e Suedisë duke shtuar se nuk do të tregojë emrat e tyre.
“Unë nuk dua të bëj publik emrat, por e di se kur ata ta shohin këtë deklaratë do të frikësohen. E kundërta ndodh me mua, pasi jam akoma e zemëruar”, – është shprehur Axen. Ish-Presidenti i Federatës, Lars-Åke Lagrell i ka mohuar akuzat, ndërsa ka thënë se gjithçka është bërë për hakmarrje pasi Gunilla Axen u largua nga federata 2 vite më parë.©LAPSI.al

Image result for Gunilla Axen

Image result for Gunilla Axen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *