• |
ide | kryesore

Vrasja e gazetares së ‘Panama Papers’, protesta masive kundër qeverisë në Maltë

Arkiva, Planet, Të fundit



Mijëra njerëz u derdhën në rrugët e kryeqytetit maltez, Valletta, të dielën për të shprehur indinjatën e tyre për vdekjen e një gazetareje të shquar investigative, e njohur për ekspozimin e korrupsionit shtetëror.

Gazetarja u vra nga një makinë bombë javën e kaluar.

Qeveria njoftoi të shtunën një shpërblim prej 1 milion euro për informacion që mund të ndihmojë në gjurmimin e të dyshuarve për vdekjen e Daphne Caruana Galizia, gazetares më të njohur investiguese të Maltës dhe autorja e një blogu jashtëzakonisht popullor.

Ajo e ka përdorur blogun për të hedhur dritë mbi marrëdhëniet e dyshimta të zyrtarëve të lartë, përfshirë ministrin kryesor të vendit dhe, në veçanti, marrëveshjet e tyre të dyshuara në “det të hapur”(offshore), të zbuluara në skandalin e Panama Papers.

Demonstruesit që marshonin nëpër rrugë, mbanin banderola me fjalët e fundit të gazetares në blogun e saj. “Ka hajdutë kudo që shikoni tani. Situata është e dëshpëruar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *