• |
ide | kryesore

Dokumenti italian nuk e shpall Saimir Tahirin të pafajshëm

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri publik një shkresë të prokurorisë së Katanias për të treguar se nuk ndiqet penalisht në Itali.

Ky dokument i shërbeu atij si bazë për të përforcuar sulmin kundër çdokujt që e ka akuzuar si pjesëmarrës në një organizatë të strukturar kriminale të trafikut të drogës apo për korrupsion.

Ai e tundi atë si të ishte letër pafajësie.

Po a është realisht ish -ministri i Brendshëm i pafajshëm, siç e shpall veten dhe siç e shpalli me gjysmë zëri partia e tij kur nuk lejoi arrestimin?

A provon vërtet ky dokument se ai nuk është i përfshirë në bandën e Habilajve, nuk ka përfituar para prej tyre, nuk i ka ndihmuar që të trafikojnë për 4 vjet të pashqetësuar tonelata me drogë për dy klane të fuqishme mafioze në Siçili?

Siç na rezulton nga dokumenti i paraqitur nga Tahiri, prokuroria e Katanias nuk e ka hetuar. Por a përjashton ky fakt kategorikisht mundësinë që ai të ketë bashkëpunuar me Habilajt?

Antimafia e Katanias nuk kishte në fashikullin e saj hetimor as shtetasin Armand Koçerri. Por në Shqipëri ky shtetas u arrestua si pjesë e bandës së Habilajve, si njeriu që mbante drogën e tyre. Në shtëpi, në Babicë të Vlorës, iu gjeten jo pak, por 4 ton drogë.

Në dosjen e prokurorisë së Katanias emri i tij nuk figuron. Shihni dokumentin këtu poshtë!

A është mungesa e emrit të Koçerrit në këtë fashikull provë se ai nuk ishte magazinieri i drogës së Habilajve?

A nuk do t’i kishte ardhur e njëjta përgjigje edhe Armand Koçerrit nëse do t’i kishte bërë edhe sot që është në burg të njëjtën kërkesë si Tahri prokurorisë së antimafias së Katanias: A jam unë i hetuar në Itali?

Përgjigjja është e thjeshtë: Po, Armand Koçerri nuk është hetuar asnjëherë nga antimafia italiane. Por a nuk është ai sot në burg si anëtar i bandës së Habilajve?

Krimet e Rënda nuk e kërkuan arrestin mbështetur në një kërkesë të italianëve. Ndaj letra që tund Tahiri nuk është çelësi që hap dyert e pafajësisë për të, as kapak që mund t’i vihet kësaj historie.

Ajo nuk përjashton asnjë dyshim të Prokurorisë Shqiptare se Tahiri i ka ndihmuar Habilajt, nuk përjashton asnjë mundësi që ai të ketë përfituar miliona euro prej tyre nga trafiku i drogës që kanë bërë për 4 vjet drejt Greqisë e Italisë.

Saimir Tahiri e di më mirë se kushdo tjetër se kjo shkresë nuk hedh dritë mbi të vërtetën që ai kërkon.

Ai e di se i pafajshëm mund të dalë vetëm nga dyert e gjykatës.

Dhe nguti për të shpallur pafajësinë pa folur drejtësia vetëm sa e kompromenton më shumë betejën e tij për drejtësi.

Sepse shkresa nuk është provë që ai s’u ka dhënë e marrë makinën private Habilajve, që ata s’e kanë përdorur për tafik droge, që ai s’i ka hetuar asnjë ditë të vetme edhe kur iu tha publikisht se ata ishin trafikantë me nam në Vlorë, që s’ka përfituar para prej trafikut të tyre.

Dokumenti italian vetëm shton zhurmën politike, por nuk i mjafton as për të bindur ish -shefin e tij në qeveri, që në radhën e rëndësisë dhe mbështetjes i reshtohet pas babait. /Lapsi.al



2 Comments

  1. Edhe ju gazetaret duhet te jeni pak me profesional kur shkruani dicka, ai dokument qe solli Sajmir Tahiri nuk thot qe nuk esht hetuar apo qe nuk esht ne hetim sepse cdo njeri qe esht ne hetim ashti i del edhe habibajt po ta kerkonin para se te arrestoheshin do tju resultonte e njejt si e zotit Tahiri, ai dokument verteton qe ndaj zotit Tahiri nuk ka procedim penal dhe jo qe nuk esht hetiar apo nuk esht ne hetim, edhe ket pergjigje e ka dhen dhe prokuroria shqiptare ka then qe ska procedim penal per zotin tahiri kaq

  2. ruqin,xhafen e negjmijen ne burg dhe bie ter klani i qelbesirave,shkoni tek baba taku aty keni ter krymbat e tyre qe jan rama,tahiri,balla,majko,braqe,klosi etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *