• |
ide | kryesore

FOTO/ Ky është dokumenti i prokurorisë së Katanias që publikoi sot Tahiri

Arkiva, Të fundit



“Prokuroria e Katanias nuk ka gjetur asnjë detaj që të nisë një procedim penal ndaj meje, por si ka mundësi që prokuroria jonë, me letra, brenda 48 orëve kërkoi arrestimin tim?”

Kështu u shpreh para pak minutash ish-ministri Tahiri në daljen e paralajmëruar për mediat.  Deputeti Saimir Tahiri ka bërë publik sot një dokument që e ka siguruar nga Prokuroria e Katanias në Itali, e cila ka hetuar për 4 vjet bandën e Habilajve, dhe rezulton se nuk është hetuar në asnjë moment shtetasi me emrin Saimir Bashkim Tahiri.

Gjithashtu Tahiri tha se prokuroria e Katania nuk kërkoi arrestimin e tij edhe pse hetoi për 4 vite bandën e Habiljave, ndërkohë që sipas tij prokurorisë së krimeve të rënda në Shqipëri iu deshën vetëm 24 orë për ta bërë këtë.

Ky është dokumenti që ish-ministri i Brendshëm thotë se e ka siguruar nga autoritetet italiane.

 



2 Comments

  1. Kjo eshte loje fjalesh me publikun. Natyrisht qe Prokuroria e Katanias nuk kerkon ndjekje penale per z. Tahiri, sepse asnje prej veprave penale per te cilat Prokuroria per Krime te Renda kerkon hetimin e z. Tahiri, nuk eshte kryer ne territorin italian, keshtuqe eshte jashte kompetencave te saj per te hetuar ndaj z. Tahiri. Juristet mund ta shpjegojne me mire kete gje.

  2. Jeni te pa pare, ka nxjere nje deklarate te Prokurorise se Catania qe nuk je i ndjekur penalisht….!!!! Por eshte mese normale, nqs per prokurorine e Catania-s nuk ke kryer veper penale ne teritorin italian dhe aq me shume qe ne ato kohera ke qene edhe minister, s’ka si te ndjeke apo hetoj penalisht. Perkundrazi per Prokurorine Shqipetare pergjimet telefonike ne Itali te kusherinjve te jane shume shume shume interesante. SHEJTAN BUDALLA!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *