• |
ide | kryesore

Kelly Clarkson tregon pse kish dashur të vriste veten

Arkiva, Paparazzi



Kelly Clarkson ka zbuluar se ka tentuar të vristen veten pasi e detyruan të humbiste peshë në fillim të karrierës së saj muzikore.

Në një intervistë të dhënë për “Attitude”, këngëtarja 35-vjeçare është shprehur se presioni për të qënë e dobët për shkak të karrierës e ka bërë atë të ndihej e trishtuar.

“Kur unë isha shumë e dobët, doja të vrisja veten”, ka thënë Clarkson.

Këngëtarja e hitit “Because of You”, e cila në shkollë të mesme ka vuajtur nga çrregullimi në ushqim, ka thënë për revistën se ajo ishe periudha më e errët e karrierës së saj.

“Mendova se e vetmja mënyrë ishte të vrisja veten. Më dhimbnin gjunjtë dhe këmbët sepse gjatë gjithë kohës isha me kufje dhe vrapoja. Isha gjatë gjithë kohës në palestër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *