• |
ide | kryesore

Krahasimi me 21 janarin/ Rakipllari e nxjerr Berishën bllof me fjalët e veta

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka bërë sot një gafë spektakolare në emisionin “Studio e hapur” kur është detyruar të krahasojë mosdorzimin e Tahirit nga Rama dhe të gardistëve prej tij pas vrasjes së 21 janarit. I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se ku është ndryshimi mes mbrojtjes që Rama i bën ish ministrit të tij që nuk e dorëzon tek prokuroria dhe atij vetë që nuk e lejoi arrestimin e gardistëve nga Ina Rama, Berisha u mundua të rëshkasë. Ina Rama donte t’i shërbente grushtit të shtetit dhe donte të arrestonte zinxhirin komandues të gardës, por atë nuk e lejuan ndërkombëtarët se ajo po tentonte një çmenduri – tha ai.

Por menjëherë gazetarja Eni Vasili nxori një video të një interviste të Sali Berishës me Alfred Pezën ku ai pranonte me gojën plot se kishte qenë ai që nuk e kishte lejuar arrestimin e gardistëve.

Pra i tha Rakipllari “Rama po bën të njëjtën gjë që keni bërë edhe ju dje” duke e lënë Berishën pa tekst.

Pikërisht kjo është drama më e madhe e opozitës sot, fakti se opozitën ngaj krimeve të Ramës sot po e bëjnë ata që kanë bërë të njëjtat krime dje.

©Lapsi.al



2 Comments

  1. O Bile Gazetar kush u vu me shpatulla per muri? Qe kur ka filluar ceshtja Tahiri, Policine e kane kaluar ne gadishmeri (kap policin e pare qe takon dhe pyete). Pastaj lexo rregulloren e gardes per gadishmerine. Ambasadori Amerikan atehere ishte me Berishen, ndersa sot… do flase vetem pas votimit te kuvendit.

  2. raki kari e andi bushati i ka shtrir rama ne kokain e kanabis pre se gjeri e se gjati.ta krahason 21 janarin vetem se rama kerkonte pallen e metes esht te jesh funderrin kazani.se mos i ftoj berisha doshin,andi bushatin,bazen,nazarkot e llumin tahiri me gjith ata qe ju sulen kryeministris.o rrota bbyzje ta shullazit jeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *