• |
ide | kryesore

Ngjarje e rëndë në Sarandë, foshnja 4-muajshe mbërrin e vdekur në spital

Arkiva, Lajme



Një foshnjë vetëm 4-muajshe ka mbërritur pa jetë në spitalin e Sarandës mëngjesin e sotëm.

Shqetësimi i vetëm që kanë raportuar prindërit e foshnjës Florian Sherifi ka qenë barku e të vjellat, që të bëjnë të dyshosh për një virozë të stinës.

Por mjekët e spitalit të Sarandës, që s’kanë mundur t’i japin ndihmë, pasi foshnja e seksit mashkull, Florian Sherifi kishte vdekur, në momentin që ka shkuar pranë tyre, dyshojnë se vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndonjë anomali kardiake.

Do të jetë ekspertiza mjekoligjore ajo që do të zbardhë edhe shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje të rëndë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *