• |
ide | kryesore

Paradoksi/ Ish-drejtoresha në listën e ‘zezë’ të Ramës si e korruptuar, emërohet sërish në Vlorë

Arkiva, Të fundit



Pak kohë më parë Rama postoi në profiling e tij në Facebook një listë ‘të zezë’ të adminstratës publike, ku kishte emra punonjësit të cilët cilësoheshin si jo korrektë apo të korruptuar.

Ndërkohëm një nga këta emra ishte edhe ish-drejtoresha e Spitalit të Vlorës Bruna Mersini, e cila tashmë është emëruar në një tjetër detyrë shtetërore. Mësohet se Mersini, është emëruar nënkryetare e Bashkisë së Vlorës për infrastruktrën.

Aso kohe lista shkaktoi edhe reagime në publik, por kryeministri Rama u shpreh se ajo nuk ishte listë e tij, por e qytetarëve që bënë vetë denoncimet për pakënaqësitë që kishin në shërbimin që u ofrohej në sektorë të ndryshëm.

Ndërsa sot, edhe pse pjesë e asaj liste ‘të zezë’, Mersini emërohet në një tjetër detyrë në administratën shtetërore. Si rrjedhoje, në administratën e Ramës është emëruar një person të cilën kryeministri e quan jo korrekte ose të korruptuar.

Raporti i Ramës, Mersini ndodhet në nr. 61

RAPORT PËR JU

Më poshtë keni përmbledhjen e raportit që i është vënë në dispozicion Grupit të Punës për reformimin rrënjësor të rrjetit të zyrave të shtetit.  

Kjo përmbledhje, ashtu si vetë raporti, është bërë nga Skuadra e Shënimeve, pas leximit dhe kategorizimit në dosje të veçanta të të gjithë komenteve Tuaja në postimin me titull: EKSPERIENCA JUAJ NEGATIVE

Statistika të postit për Eksperiencat negative në Administratë:

Në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat:

310 JO-ADMINISTRATË: Grup komentesh që nuk lidheshin as me administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me sistemin e drejtësisë në masen 98% dhe pjesa tjetër me kushtet e punës në sektorin privat. Në akuzat e ngritura për sistemin e drejtësisë mbizotëronte masivisht problemi i tjetërsimit të pronës, zvarritjeve me vite i çështjeve apo dhe mos-ekzekutimi i vendimeve.

702 PERCEPTIME: Grup komentesh që shprehnin një opinion pa iu referuar një përvoje konkrete personale, apo edhe thjesht të dëgjuar.

Në këto perceptime 166 janë pozitive për këtë nisme dhe e mbështesin edhe në ato raste kur shprehet skepticizëm nëse kjo hapësirë për denoncime në FB do e zgjidhë situatën. 235 komentues perceptonin që praktikat negative ekzistojnë në përgjithësi në të gjitha nivelet e administratës ndërsa 301 të tjerë e shprehnin perceptimin e tyre duke vënë gishtin tek disa institucione si më të ‘spikaturat’ ku më shpesh përmenden Hipotekat, Aluzini, Shëndetësia, Arsimi, OSHEE, Policia, dhe Punësimi pa meritë në administratën publike.

343 SUGJERIME: Grup komentesh që nuk shprehin asnjë eksperiencë personale negative por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese.

Vendin e dytë e mbajnë sugjerimet për të vijuar me reformën e drejtësisë si e vetmja zgjidhje për të luftuar korrupsionin e për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë së praktikave të këqia në të gjitha nivelet e qeverisjes. Një numër modest komentuesish, rreth 20, sugjeronin ofrimin e një platforme anonime për të denoncuar me emra e fakte konkrete.

713 EKSPERIENCA: Grup komentesh që sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Nga këto:

*Bashkitë – 111 raste denoncojnë praktika të keqia në nivel vendor ku vendin e parë e zë shërbimi jashtëzakonisht i dobët në sportelet e gjendjes civile, i ndjekur nga lejet abuzive për ndërtime dhe zvarritja e dosjeve për një leje ndërtimi

*Hipotekat – 98 raste të referuara për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve

*Shendetesia -78 denoncime te korrupsionit te mjekeve, infermiereve, mungeses se medikamenteve dhe neglizhences apo keqtrajtimit ne dyert e spitaleve apo qendrave shendetesore

*Arsimi -58 raste te lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna; transferime abuzive dhe punësime pa meritë.

*ALUIZNI -54 raste që denoncojnë vonesa të qëllimshme të lejeve të legalizimeve; bashkëpunim të punonjësve të ALUIZNI-t me ata të ZRPP për tjetërsim pronash dhe trajtimi i aplikuesve në varësi të pagesës.

*Policia – 48 raste të gjobitjeve padrejtësisht, të komunikimit aspak etik me qytetarët dhe të mos-reagimit në kohë për t’iu ardhur në mbrojtje qytetarëve të gjendur në një rrezik të caktuar.

*KEMP – 44 raste denoncojnë abuzimet në miratimin e KEMP dhe peripecitë e mëdha që këta persona në vështirësi duhet të kalojnë për ta përfituar këtë mbështetje. Një numër i lartë komentuesisht tërheqin vëmendjen për procedurat duke e quajtur të tepërt që një person me invaliditet të pakthyeshëm duhet të paraqitet periodikisht para komisionit për të vijuar me përfitimin e KEMP.

*OSHEE – 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim aforfe apo neglizhencë në përkujdesin ndaj klientit.

181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporteve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna.

Në të gjitha komentet e referuara në postim u numëruan 100 emra/poste konkrete zyrtarësh të përmendur si përgjegjës për ushtrimin e këtyre praktikave negative nga të cilat 70 i përkasin qeverisjes vendore e qendrore, ndërsa 30 sistemit të drejtësisë.

Qeverisja:

Toni, Shef sketori ALUIZNI

Flamur Gjuzi ALUIZNI Durres

Drejtori ALUIZNI Elbasan

Fatmir Ejupi Bashkia Durres

Kasem Canaj Bashkia Vlore

Fatmir Llanaj Bashkia Vlore

Xhevit Dermyshi DAR Gramsh

Ramadan Bici DAR Gramsh

Shyqyri Pole DAR Gramsh

Drejtori DAR Korce

Drejtoresha Metani DAR Tirana

Sokol Alia Dogana Durres

Ylber Karanxha Dogana Durres

Artan Sulejmani Dogana Durres

Lulezime Dogana Kakavije

E.H Dogana Koliposta Kinostudio

Andi Xhafa Dogana Tirane

Nue Marash Drejtor Bujqesie Kurbin

Ilirjan Muho Drejtor ZRPP

Lionel Elezaj Drejtoria Bujqesise Berat

Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve

Gaz Tahiri Drejtoria Pergjithshme Detare

Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve te Pronesise Tirane

Perin Vogli DSHP Lushnje

Drita Lala DSHP Mat

Avni Sulaj Gjimnazi Tepelene

Ani Dermishi Hipoteka Durres

Sonila Stojko Hipoteka Elbasan

Rezart Elmazi Hipoteka Vlore

Artur Cela Inspektoriati Ndertimor Durres

Neritan Gjodeshi ish drejtor UKT

Arsen Sinamataj Ish shef i Policise Rrugore

Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korce

Astrit Hado ISSH

Resul Llogo Kelcyre

Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhe

Artan Doda KEMP komisioni Lezhe

Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durres

Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tirane

Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan

Kryeprokurori Korce

Drejtoresha e Shkolles Pojan Korce

Brunilda Gjordeni Lushnje

Vojo Bregu Ministria e Bujqesise

Josif Dena Mjek Berat

Roel Zoga Mjek Fier

Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan

Mentor Petrela Neurokirurgjia

Drejtori Policia Bashkiake Tirane

Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tirane

Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit

Drejtori siguracioneve Porti I Vlores

Flora Hoxha QSH njesia 7

Ardit Lame QSUT

Drejtori shkolles Shkolla “Halit Berzeshta” Perrenjas

Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkoder

Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj

Ediola Braha Spitali Tepelene

Erjon Neurolog Spitali Vlore

Bruna Mersini Spitali Vlore

Marsid Hoxha Tatimet Gjirokaster

Leke Prela UK Koplik

Drejtori Juridik UKT

Drejtori I shitjeve UKT

Edlira Caca Urgjenca Memaliaj

Drejtoresha e Shkolles “Muco Delo” Vlore

Ermioni Cekani ZA Kamez

Astrit Dervishi ZVRPP Lushnje

Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqerore Gjirokaster



2 Comments

  1. po ku din ky i droguar bastard e kokpalare se qfare ka then para nje ore e lere para nje muaji.qelbit rama avioni ju duk mushkonj e jasteku i griseldes bark shtatzen e lere te dij qfare tha koh me par.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *