• |
ide | kryesore

Pas Weinstein dhe Roman Polanski akuzohet pë ngacmim seksual

Arkiva, Paparazzi



Skadalet e Hollywood mesa duket nuk do të përfundojnë por do tw thellohen çdo ditë. Pas Weinstein në qendër të akuzave është regjisori Roman Polanski.

Një artiste nga Kalifornia ka akuzuar Polanskin për ngacmim seksual kur ishte 10 vjeç.

Marianne Barnard ndodhej atje së bashku me nënën e saj për të realizuar një set fotografik.

“Isha e veshur me bikini dhe mendova se ishte foto për revistë apo diçka e tillë, kisha modeluar më parë kështu që ishte e zakonshme për mua,”-shpjegon ajo.“Fillimisht më bëri fotografi me bikini dhe më tha që të heqja reçipetat, por nuk e kisha problem sepse isha vetëm 10 vjeç. Por pastaj ai dëshironte që të dilja nudo dhe kjo ishte e sikletshme për mua. Në një moment kuptova se nëna ime kishte ikur. Polanski filloi të më ngacmonte dhe të më prekte.”

Marianne tha se abuzimi kishte një ndikim të madh në jetën e saj pasi ende vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe klaustrofobia.

Duke folur për herë të parë, Barnard u shpreh se ishte frymëzuar të tregonte historinë e saj nga aktorja Rose McGoëan.

Tani ka filluar një fushtatë #SilenceIsTheEnemy që të gjitha vajzat të thyejnë heshtjen dhe të tregojnë historinë e tyre. Regjisori aktualisht ndodhet në SHBA dhe është në arrati nga autoritet amerikane në Evropë pas përdhunimit të një vajze 13-vjeçare në vitet ’70.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *