Sali Berisha deklaroi se nëse drejtësia merret në dorë nga Edi Rama, zgjidhja e vetme për vendin është destabilizimi dhe konflikti civil.
Berisha u shpreh në emisionin “Studio e Hapur” se i druhet një konflikti të tillë, që e cilëson si më të keqin, por parashikon se ky konflikt është i pashmangshëm. Kjo pasi në Shqipëri, sipas Berishës, Edi Rama bën edhe kryegjykatësin, edhe kryeprokurorin, edhe kryeparlamentarin, edhe kryeministrin.
Lideri historik i PD theksoi se vendimi për t’iu kundërpërgjigjur me dhunë një pushteti të tillë nuk i takon atij.
“N.q.s. vdes drejtësia, nqs drejtësia merret në dorë nga një njeri që bën kryegjykatësin, kryeprokurorin, kryeparlamentarin dhe kryeministrin, nuk ka zgjidhje tjetër përvec destabilizimit.
Nqs vdes drejtësia, atëhere nuk ngelet gjë tjetër, veç dhuna.
Isha për të hyrë në zgjedhje pikërisht për të shmangur më të keqen, që është konflikti civil.” – u shpreh Sali Berisha. ©LAPSI.AL