• |
ide | kryesore

Prokurorët që hetojnë Saimir Tahirin ‘braktisin’ seancën kundër Shullazin

Arkiva, Të fundit



Prokurorët e dosjes në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri  kanë ‘braktisur’ seancën e sotme në ngarkim të Emiljano Shullazit.

Paraditen e sotme mungesa e dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi e ka bërë të pamundur zhvillimin e seacnës së radhës në ngarkim të Emiljano Shullazit.

Ata nuk u paraqitën në seancë dhe në mungësë të tyre kishin paraqitur një shkresë në të cilën shkruanin se për “arsye objektive” nuk mund të ishin të pranishëm.

Shkresa ishte dërguar nga zv/ kryeprokurori i Krimeve te Rënda, Gent Osmani me porosi të prokurorit të dosjes Tahiri, Hajdarmata.

Në nisje të seancës avokati i Shullazit kërkoi pushimin e cështjes, pasi sipas tij mosparaqitja e prokuroreve tregon qe akuza nuk ka vullnet ta cojë në fund cështjen.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *